Raporti/ Pasuria e politikanëve
të Kosovës 300 milionë euro
Pasuria e kabinetit qeveritar, si dhe e 120 deputetëve të Parlamentit të Kosovës vlerësohet rreth 300 milionë euro.
Pasuria e kabinetit qeveritar, si dhe e 120 deputetëve të Parlamentit të Kosovës vlerësohet rreth 300 milionë euro.
Vetëm zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi ka deklaruar pasuri në vlerë prej 106 milionë eurosh, shkruan sot Gazeta "Zëri"
Pothuajse çdonjëri nga 120 deputetët e Parlamentit të Republikës së Kosovës ka pasuri milionëshe, duke përfshirë këtu patundshmërinë e deklaruar, si dhe depozitat e majme që i mbajnë në sistemin bankar.
Sipas formularëve të deklarimit të pasurisë të publikuar dje nga Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit (AKK), gazeta ka bërë një kalkulim të pasurisë së deklaruar të zyrtarëve të lartë shtetërorë në Kosovë, e cila rezulton të jetë rreth 300 milionë euro.
Më i pasuri nga të gjithë politikanët është zëvendëskryeministri në largim Ramiz Kelmendi, i cili ka deklaruar aksione në rrjetin e supermarketeve “ETC”, që vlejnë hiç më pak se 106 milionë euro.
Ai po ashtu ka deklaruar se ka në pronësi dy shtëpi në vlerë prej 230 mijë eurosh, toka në vlerë prej 45 mijë eurosh, si dhe 3200 euro para të gatshme në bankë.
Pas Kelmendit me pasuri aktualisht prin kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore Agim Bahtiri dhe pasuria, të cilën ky e ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, është më e madhe se 7 milionë euro.
Ai ka deklaruar se ka në pronësi 4 shtëpi në vlerë prej 1 milion e 360 mijë eurosh, si dhe një sipërfaqe të madhe të tokës në vlerë prej 6.2 milionë eurosh.
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ku po i kaloni pushimet e verës?
-
Në Shqipëri
48%
-
Jashtë
18.2%
-
Nuk lëviz
33.8%
Vota total: 2707
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sulm me armë pikës së karburantit në Tropojë, nuk ka të lënduar
8 Gusht, 13:58
-
Sarandë/ Zjarr i madh në parkun arkeologjik të Finiqit, shikoni pamjet! Kërkohet ndërhyrja nga ajri (VIDEO)
8 Gusht, 13:39
-
Vodhi 9 mln lekë në një banesë në Tiranë! Arrestohet 30-vjeçari nga Bulqiza
8 Gusht, 13:29
-
VIDEO/ 'Armiqësore' në Angli, plas grushti në Southampton - Lazio! Ish-i i Juves grushton italianët
8 Gusht, 13:28
-
Itali, shqiptari vritet me thikë në zemër, 4 të tjerë plagosen! Viktima i shkoi me shokët te shtëpia autorit, ishte me precedentë (Emri)
8 Gusht, 13:23
-
Vasil Llajo: Virusi i etheve të Nilit Perëndimor (West nile virus)
8 Gusht, 13:18
-
Pajisje jetëshpëtuese në bregdetin e Golemit, ministrja Koçiu: Bashkëpunim mes institucioneve për rritjen e sigurisë në plazhe
8 Gusht, 13:06
-
Anija 'Vlora', 33 vite më parë zbarkoi 20 mijë emigrantë shqiptarë në Bari! Historia dhe mikpritja e qytetit: 'Ne jemi shpresa e tyre e vetme'
8 Gusht, 12:39
-
Greqi/ Po kalonte autostradën, 75-vjeçarja shqiptare tërhiqet zvarrë nga makina dhe humb jetën
8 Gusht, 12:32
-
Paris 2024/ Shqipëria pa medalje Olimpike, mundësi Abakarov eliminohet në çerekfinale
8 Gusht, 12:30
-
Report tv zbardh detaje nga aksidenti në punë/ Punëtori egjiptian punonte në shtyllën e tensionit të lartë pa litarin e shpëtimit
8 Gusht, 12:28
-
'Arrest me burg' Noizyt, e Dj Crax, Kosova kërkon ekstradimin! Akuzohen se dhunuan personazhin e Tik-Tok dhe mikun e tij
8 Gusht, 12:26