Raporti për 2018/ Kryeprokurorja Marku: Vit jo i zakonshëm për shkak të Vettingut, kriminaliteti më i lartë në Vlorë

Ditën e sotme Kryeprokurorja, Arta Marku ka prezantuar përpara Komisionit të Ligjeve raportin e Prokurorisë për vitin 2018.

Marku në raportin voluminoz prej 308 faqesh të 2018 ka bërë me dije se ky vit nuk ka qënë i zakonshëm për shkak të zhvillimeve të shumta nga Vettingu gjë që ka sjellur edhe një pasiguri tek Prokurorët.

"2018 ka qenë një vit jo i zakonshëm për shkak të Vettingut. Janë bërë shumë shkarkime prokuroresh prandaj kanë qenë pak apatike sepse ky proces i ka bërë të pasigurtë" ka thënë ndër të tjera Arta Marku.

Më pas Marku ka thënë se gjatë vitit 2018 ka patur një ulje të kallzimeve penale dhe se prioritet ka qënë zbatimi i Reformës në Drejtësi. Prokuroria e përgjithshme ka bërë dhe matjen koeficientit të kriminalitetit në vend, kur rezulton që qarku i parë me numrin më të lartë të veprave penale për numër banorësh të jetë Vlora, e ndjekur nga Lezha, Durrësi, Gjirokastra e pastaj Tirana. Ndër qarqet me më pak kriminalitet është Kukësi, Berati e në fund me shifrat më të ulta të rekordeve kriminale, është Dibra.



Ndërkohë Report TV ka zbardhur të gjithë raportin e viti 2018  ku gjatë 2018, fusha kryesore e veprimtarisë kriminale është ajo e kultivimit apo trafikimit të lëndëve narkotike, e ndjekur nga krimet kundër personit, korrupsioni dhe vjedhjet.

Pas Kryeprokurores së Përgjithshme, Arta Marku, fjalën e ka marrë zv.kryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi.

Ajo ka deklaruar se Prokuroria e Pëgjithshme sipas raporit voluminoz janë përmbushur rekomandimet e dhëna dhe ka vlerësuar punën që është bërë deri më tani.

"Falenderoj kryeprokuroren pasi kjo është në rregulloren e Kuvendit dhe qe buron nga Kushtetuta . Është raport i detajuar për veprimtarinë e Prokurorisë. Është raportim për gjendjne e kriminalitetit. Në shtator të 2018 ka miratuar një rezolut ku kemi kerkuar përmbushjes së detyrimeve se rekomandimeve. Raportimi që ka bërë Prokuroria për ndjekekjne  e 13 rekomandimëve janë përmbushur 12 te plote dhe 1 të pjesshme. Ka patur edhe dy rekomandime të jera për krimet si korrupsioni dhe organiztat kriminale. Janë zbatuar po ka nevojë për politika më të ashpra për angazhimin e organeve të Gjyqësorit"  ka dekalruar ndër të tjera Hysi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:38
Murrizi debat me Arta Markun: Dosja 339, 700 CD të patranskriptuara si ish-Kinostudio


Deputeti Myslim Murriz ka kërkuar 'llogari' nga Arta Marku për 700 CD e përgjimeve që kryeprokuroria pranoi se nuk janë transkriptuar.

"U kam kërkuar prokurorëve të hetojnë shpejt. Për çështjen 339 janë 700 CD të patraskriptuara. U kam kërkuar prokurorëve të hetojnë dhe të kenë një vendim për çështjet që kanë tronditur politikën" ka thënë Arta Marku në fillimisht.

Ndrësa Murrizi ka përdorur edhe ironin duke thënë se i është kaluar ish-kinostudios me CD.

"700 CD e përgjimeve. Janë përgjuar prej vitesh thotë. Janë përgjuar kot për qejf këta. Është kthyer në call center prokuroria. Po bejnë videoklip këta? Çfarë është kjo gallatë që harxhohen pare nga taksat e shqiptareve. A ndiheni përgjegjëse për një anëtar të KLP që rezulton bashkëpunetor i sigurimit me emrin Venusi, se ka vajt me firmën tuaj?" është shprehur Murrizi.

Ndërsa Arta Marku është përgjigjur duke thënë se në të vërtet ekzoston kjo problematikë.

"Për 700 CD e pazbardhura, janë shumë është e vërtetë. Kam ndërhyre sipas komptencave. Kjo çështje është referuar që në vitin 2016. Vetëm në vitin 2018, është parë kjo problematikë e përgjimeve të pazbardhura. Duket numri i lartë po është normal duke marrë parasysh volumin e çështjes. Janë dy prokuroë dhe 11 oficerë të policisë gjyqësore që po merren me këtë. Po ecet me ritme të shpejta. Për një pjesë të të pandehurve është ndarë çështja, s ka lidhje me zgjedhjet por me trafikimimin e narkotikëve, në këtë pikë është edh dosja 184" është shprehur më pas Arta Marku.

Ora 12:26
Maliqi-Arta Markut: Çfarë bëhet me dosjen e Artan Santos

Lefter Maliqi ka shtuar disa pyetje ndaj Arta Markut ku një prej tyre ishte edhe në lidhje edhe me dosjen për vrasjen e biznesmenit Artan Santo.

Ndërkohë Kryeprokuroja nuk është përgjigjur për shkak se kjo është një çështje nën hetim dhe është çështje konkrete.

" Faleminderit për punën dhe raportin e Prokurores së Përgjithshme. Punë që ka të bëjë me raportimet e drejtperdrejte. Publiku pre arrestimin e peshqeve te medhenj. Duhet të dimë për situatën e kërcenimit të shtetit. Do të ngul këmbë se njerëzit pa përkrahje në burgjet e Shqipërisë janë dënuar me shumë vite ndërsa ata per krime të rënda kanë me  pak vite. Ndodhi vrasja e Artan Santos dhe dua të di ka një grup të përbashket apo ja keni lënë policisë dosjen. Se janë me qindra mijëra dosja që kanë zënë myk... Doja të di nga Prokuroria e Përgjithshme a është e plotësuar"  është shprehur Maliqi.

Pas kësaj pyetje ka reagaur Spartak Braho duke thënë se duhet të shmangen pyetjet për çështje konkrete.

"Është e ndaluar të flitet për pyetjet e çeshtjeve koktrete, Shmangim pyetjet konkrete per këto çështje." ka thënë Braho.

Ndërsa vetë Arta Marku ka thënë: Shifrat është në raport dhe shifra që kanë ardhur në ulje. Detajet janë në raport. Dosja për Santon është jashtë përiudhës për të cilën po raportojmë është një ceshtje konkrete dhe nuk më lëjohet . Vazhdon të jetë nën hetim.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • erma: 27/05/2019 12:53

    c na the, rakia behet prej rrushi...hik moj cope mishi, idiote qe si ke lene gje llalles!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës