Defekt audio në Kuvend, TV-të detyrohen ta ndërpresin raportin e Arta Markut

Televizionet ditën e sotme janë detyruar që të ndërpresin transmetimin e raportimit të Kryeprokurores Arta Marku në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë te Komisioni i Ligjeve për shkak të audios skandaloze. Kuvendi nuk garantoi kushtet teknike për punën e medias duke dështuar ne një nga misionet e saj. Nga Kuvendi nuk ka pasur asnjë zgjidhje teknike për të ndihmuar punën e gazetarëve duke sjellë kështu ndërprerjen e transmetimit të raportit.

Seanca me Arta Marku është organizuar brenda sallës së grupeve parlamentare, e vetmja që nuk ka asnjë sistem audio. Ne data 29 prill Kuvendi ka shpallur për herë të dytë një tender prej 7 milionë lekë të reja (tenderi i parw ka dështuar), pikërisht për të furnizuar edhe këtë sallë me sistem audio dhe video.

Seanca me Arta Markun që duhet të raportonte mbi gjendjen e kriminalitetit në Shqipëri u vendos pikërisht në sallën që nuk garantonte asnjë kusht teknik: mikrofon të montuar atje (dhe që kanë rezultuar me defekt duke detyruar televizionet ta ndërpresin transmetimin live) janë marrë nga materialet e nxjerra jashtë përdorimit që kishin mbetur në magazina. Një vendim shumë i çuditshëm duke llogaritur rëndësinë dhe argumentet e trajtuara.

Mbetet mister investimi kolosal që u bë para 1 viti për sistemin audio dhe video në salla e seancave të kuvendi dhe 9 salla ku mblidhen komisione parlamentare. Në fakt projekti prej 460.000 euro u financua nga Bashkimi Europian, por pavarësisht faktit që punimet kanë mbaruar prej kohësh, ende sistemi nuk është marrë në dorëzim nga Kuvendi dhe Ministria e Financave nuk e ka paguar kontraktorin.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?