Raporti për 2021/ Kreu i KLSH: Shkeljet janë referuar në prokurori, të bazuara në prova konkrete! Rezultatet do të jenë frytdhënëse

Kreu i KLSH, Arben Shehu foli në Komisionin për Ekonominë dhe Financat për raportin e vitit 2021 duke thënë se janë referuar në SPAK dhe prokuroritë e rretheve të gjithë shkeljet penale të konstatuara. Shehu theksoi se janë të bazuara në fakte konkrete, jo në dyshime dhe ka shpresë që do të jenë frytdhënëse.

“Në lidhje me pyetjen për kallëzimet penale, dua të parashtroj se detyra e KLSH në rastin e konstatimeve të kryerjes së veprave penale është t’i referojë ato mbi bazën e provave të plota në Prokurorinë e Posaçme apo në prokuroritë e rretheve. Dua t’ju kujtoj se nevojitet një kohë e plotë dhe nga ana e prokurorisë për konkludimet e rasteve konkrete. Siç thashë ato raste janë të bazuara në prova konkrete dhe jo në dyshime. Jam i bindur se prokuroria po kryen në mënyrë shteruese detyrën që i ngarkon ligji dhe jam i bindur se rezultatet do të jenë frytdhënëse për të gjitha institucionet shqiptare dhe për shoqërinë shqiptare. Ne i kemi dhënë rëndësinë e duhur përgatitjen e kallëzimeve penale në ato raste që kemi të bëjmë me veprat penale”, tha Shehu.

Gjatë fjalës së tij, u shpreh se institucionet duhet të koordinohen për të parandaluar dëm në buxhetin e shtetit. Ndër të tjera shtoi se ka pasur transparencë nga ana e KLSH për çdo akt.

“Por më i rëndësishëm është parandalimi i kryerjes së veprës penale. Puna e të gjitha institucioneve duhet të koordinohet për të parandaluar dëmet në buxhetin e shtetit. Për më tepër duhet të fokusohemi në parandalim, pasi mendoj se është e rëndësishme të bëhet parandalimi i veprave penale se sa të bëhet përllogaritja e dëmit që e paguan taksapaguesi shqiptar. Mendoj që puna kryesore për të gjithë do të duhet të ishte koordinimi për parandalimin. Kemi pasur një lloj transparence në lidhje me publikimet, në lidhje për vënien në dispozicion të çdo akti kundrejt individëve që e kërkojnë apo mediave”, tha ai.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë