Raporti për rritjen e kultivimit të kanabisit, Meta: Koncesion për grupet kriminale! Në këmbim të përfitimeve kolosale, qeveria kërkon kontroll elektoral

Raporti për rritjen e kultivimit të kanabisit, Meta: Koncesion për grupet kriminale! Në këmbim të përfitimeve kolosale, qeveria kërkon kontroll elektoral

1606295828_ilirmeta1.jpg

Pas raportimit të situatës së kultivimit të kanabisit në Shqipëri gjatë 2020, ka reaguar Presidenti Ilir Meta. Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se kjo nuk ishte diçka e papritur pasi shtimi i kultivimit të kanabisit në prag të zgjedhjeve është kthyer në traditë.

Sipas tij, kultivimi i kanabisit është "koncesion" për grupet kriminale që në këmbim të përfitimeve kolosale nga kanabisi u kërkohet nga qeveria kontrolli elektorale i qarqeve.

"Asnjë surprizë! Shtimi i kultivimit të kanabisit, me afrimin e zgjedhjeve, është kthyer tashmë në traditë. Është një “koncension” për grupet kriminale, që në këmbim të përfitimeve kolosale nga kanabisi, u kërkohet nga ortakët në pushtet “kontrolli elektoral” i Qarqeve. Që prej publikimit të raportit të fundit vjetor të Qendrës Europiane të Drogave, i kam bërë thirrje Policisë së Shtetit, Shërbimit Informativ Shtetëror, Prokurorisë dhe agjencive ligjzbatuese të përqëndrohen seriozisht në luftën kundër këtij fenomeni kanceroz, që aq shumë e ka dëmtuar shoqërinë tonë dhe imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë.

Lufta kundër drogës është kusht për integrimin europian.  Askush të mos mendojë, lëre më të guxojë, që me paratë e kanabisit, të deformojë vullnetin e shqiptarëve në 25 prill 2021 dhe të pengojë të ardhmen europiane të shqiptarëve. Grupet kriminale dhe ortakët e tyre në pushtet janë të identifikuar!" - shkruan Meta.


Lajmi kryesor:

Guardia di Financa: Në 2020 u rrit ndjeshëm kultivimi i bimëve narkotike, policia asgjësoi 100%! Veliu: Drejt Italisë është trafikuar 37% më pak drogë! Meta: Nëhet për përfitime elektorale


E.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja