Guardia di Financa: Në 2020 u rrit ndjeshëm kultivimi i bimëve narkotike, policia asgjësoi 100%! Veliu: Drejt Italisë është trafikuar 37% më pak drogë! Meta: Nëhet për përfitime elektorale

TIRANË- Në raportimin që iu bë situatës së kultivimit të kanabisit në vitin 2020, në krahasimin me 7 vitet e kaluara vihet re një rritje e kultivimit të kanabisit në dy vitet e fundit, 2019-n dhe 2020-n. Pas viteve 2017 dhe 2018 të cilat pothuajse kishte një zhdukje të kanabisit në territor, vitin e kaluar pati një rritje të ndjeshme me mbi 25 mijë bimë narkotike të shkatërruara, ndërsa këtë vit ka një rritje më shumë se dyfish.

Por edhe pse ka një rritje 2 vitet e fundit, ajo që vihet re është diferenca e jashtëzakonshme që ka me vitet 2013-2016. Në vitin 2013, kur kishim thuajse vetëm Lazaratin janë regjistruar gati 85 mijë bimë narkotike, pra sot kemi në të gjithë territorin vetëm 70% të asaj që ishte vetëm në Lazarat në 2013. Ndërkohë që rënia krahasuar me vitet 2015 dhe 2016 është shumë e madhe. Në vitin 2020 kemi vetëm 25% të vitit 2015 dhe vetëm 8% të vitit 2016.

Shifrat u dhanë nga përfaqësuesit italian, Drejtori i Shërbimit për Bashkëpunim Ndërkombetar të Policisë nga Ministria e Brendshme e Italiane, Gjeneral Brigade, Giuseppse Spina dhe  Gjeneral Brigade Giuseppe Arbore gjatë konferencës së përbashkët online të zhvilluar me Policinë e Shtetit.

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veli ka bërë bilancin për gjatë viti 2020 ku ka bërë me dije se janë kryer 143. 844 kontrolle në terren, nga ku janë asgjësuar 137.216 bimë narkotike, 15.828 prej të cilëve kubikë. Sipas Veliut, drejt Italisë është trafikuar 37% më pak lëndë narkotike drejt Italisë, më konkretisht në 2019 janë kapur 1447 kg 982 gr, ndërkohë që në 2020 janë kapur 911 kg e 500 gr. Ndërkohë, Veliu ka bërë me dije se janë proceduar 17 punonjës policie, 3 janë përjashtuar dhe 11 punonjës në nivel drejtues janë transferuar.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:00
Raporti për rritjen e kultivimit të kanabisit, Meta: Koncesion për grupet kriminale! Në këmbim të përfitimeve kolosale, qeveria kërkon kontroll elektoral

1606295828_ilirmeta1.jpg

Pas raportimit të situatës së kultivimit të kanabisit në Shqipëri gjatë 2020, ka reaguar Presidenti Ilir Meta. Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se kjo nuk ishte diçka e papritur pasi shtimi i kultivimit të kanabisit në prag të zgjedhjeve është kthyer në traditë.

Sipas tij, kultivimi i kanabisit është "koncesion" për grupet kriminale që në këmbim të përfitimeve kolosale nga kanabisi u kërkohet nga qeveria kontrolli elektorale i qarqeve.

"Asnjë surprizë! Shtimi i kultivimit të kanabisit, me afrimin e zgjedhjeve, është kthyer tashmë në traditë. Është një “koncension” për grupet kriminale, që në këmbim të përfitimeve kolosale nga kanabisi, u kërkohet nga ortakët në pushtet “kontrolli elektoral” i Qarqeve. Që prej publikimit të raportit të fundit vjetor të Qendrës Europiane të Drogave, i kam bërë thirrje Policisë së Shtetit, Shërbimit Informativ Shtetëror, Prokurorisë dhe agjencive ligjzbatuese të përqëndrohen seriozisht në luftën kundër këtij fenomeni kanceroz, që aq shumë e ka dëmtuar shoqërinë tonë dhe imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë.

Lufta kundër drogës është kusht për integrimin europian.  Askush të mos mendojë, lëre më të guxojë, që me paratë e kanabisit, të deformojë vullnetin e shqiptarëve në 25 prill 2021 dhe të pengojë të ardhmen europiane të shqiptarëve. Grupet kriminale dhe ortakët e tyre në pushtet janë të identifikuar!" - shkruan Meta.

Ora 12:48
Bilanci/ 4 herë më shumë orë fluturime mbi qiellin shqiptar dhe gati trefish më shumë hapësirë të kontrolluar krahasuar me 2013-n

Duke filluar nga viti 2013 bashkëpunimi i Policisë shqiptare dhe Guardia di Financa për kontrollin mbi territorin për kanabisin është disafishuar.

Vihet re që nga 60 orë fluturim në vitin 2013, në 2020-n janë bërë 185 orë fluturim. Rekordi është shënuar vitin e kaluar me 225 orë fluturim.

Ndërkohë që lidhur me hapësirat e skanuara në territorin shqiptar në 2013-n janë kontrolluar 361 hektarë, ndërkohë rekordi është i vitit 2020 me 954 hektarë, pra gati trefish.

 

Ora 12:37
Bilanci/ Në 2020 zbulohen 7.2 hektare kanabis, që janë vetëm 2% krahasuar me 319 hektarët e Lazaratit në 2013-n

Në raportimin që është bërë sot nga Policia e Shtetit dhe Guarda di Financia italiane vihet re një rritje e hapësirave të mbjella me kanabis në 2020-n në krahasim me 3 vitet e kaluara, por mbetet e pakrahasueshme me atë që ndodhte në 2013-n ne Lazarat.

Jane 7.2 hektarë qe rezultojne si të mbjella në vitin 2020 ne krahasimi me 3.2 hektare te viti 2019, 0.8 hektare te viti 2018 dhe 2.1 hektare te viti 2017, që po lëmë pas, ndërkohë 323.5 qe hektarë ishin mbjellë në 2013-n, 319 vetëm në Lazarat. Pra kanabi e tanishme mbetet vëtëm 2% e ajo te mbjelle ne Lazarat shtate vitet perpara.

Ne vitin 2014 kane qene 44.7 hektar dhe ne vitin 2016 kane qene 213.4 hektare.

Ora 11:18
Ambasadori italian në Shqipëri: Lufta kundër krimit të organizuar të bashkojë forcat politike, prioritet kombëtar (VIDEO)

Ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci ka vënë theksin se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe kanabisit ka qenë i mirë dhe këtë e tregojnë edhe shifrat, teksa përmendi edhe 3 operacionet e mëdha të kryera mes dy vendeve.

"Ne punojmë prej vitesh në këtë drejtim, në luftën kundër kanabis. Shifrat tregojnë sa e rëndësishme është që të punojmë së bashku. Sepse lufta kundër krimit të organizuar, na ka bërë që të përdorim aq shumë burime e instrumente saqë duhet të përfaqësojmë një model për të tjerë. 10 ekipe hetimore të përbashkëta, që po arrijnë rezultate të rëndësishme, 3 operacione të rëndësimi, "Kulmi", "Magma" dhe "Los Blancos". E kemi kujtuar 19 protokolle operacionale dhe duke u zgjeruar pak kemi 5 magjistratë italian që punojnë në Shqipëri, kemi SPAK, institucion i ri i krijuar pak kohë më parë në Shqipëri, ne duam të lancojmë një tryezë bashkëpunimi me polici,ë do jetë një hapësirë ku do të luftojmë së bashku trafikun e dogës. Lufta e krimit të organizuar janë objektiva parësore për qeverinë dhe të gjitha palët politike, kjo luftë duhet të bashkojë të gjitha forcat politike dhe autoritet se është prioritet kombëtar. Këto rezultate të rëndësishme duhet të na stimulojmë për të bërë më mirë, por tregojnë se si janë promovuar përpjekjet e rëndësishme në rrugën drejt BE-së. Italia tradicionalisht është partneri i parë referencë, ku flitet për këtë luftë, por do të doja që këtë marrëdhënie dhe gamë të gjerë instrumentesh të mund të japin edhe spunto për shtete të tjera në këtë luftë dhe instrumentet që ata përdorin për të forcuar bashkëpunimin, Dhe bashkëpunimi ynë duhet të jetë sa më i gjerë dhe i hapur dhe të bashkojë të gjitha vendet", tha ambasadori italian në Shqipëri.

Ora 10:35
Gjenerali italian: 33.2% e Shqipërisë është kontrolluar nga Guardia di Finanza! Është zgjatur periudha e monitorimeve nga ajri të parcelave me kanabis! (VIDEO)

Gjeneral Brigade Giuseppe Arbore ka bërë me dije se në vitin 2020 është  kontrolluar 33.2% e territorit shqiptar për kanabis. Ai ka bërë me dije se ka ndryshuar periudha e monitorimin nga ana e Guardia di Finanza. Ai bëri me dije se këto fluturime bëhen në mënyrë të pavarur nga GdF.

"Fillimisht periudha ka qenë nga qershori në shtator, por me kalimin e kohës kemi filluar që të fillojmë në prill që të fillojmë qenë kohë fushat që përdoren për kultivimin e kanabisit dhe e kemi shtyrë deri në tetor, për të identifikuar bimë të mëtejshme për bimë dhe fara të vonshme, që mund të kultivohen gjatë vjeshtës. Të gjitha misionet e fluturimit, planifikohen dhe zhvillohen në mënyrë autonome nga GdF, sa i takon kohës dhe zonave që duhen kontrolluar, por kemi parasysh mbi informacione që vijnë nga Policia e Shtetit. Ky aktivitet merr parasysh dhe eksperiencën që kemi maturuar  ndër vite. Nuk kthehemi në zonat ku është kultivuar në zonat e mëparshme, por zgjerojmë hartën.

33.2% ka qenë subjekte monitorimi dhe është një % që është llogaritur mbi territorin në interes, nuk kemi konsideruar zonat urbane, qarkullimi rrugor apo zona që kurrsesi nuk kultivohet kanabis. Kemi zhvendosur laboratorit, që në fillim. Kemi filluar 25 misione në 2013, deri në 67 misione këtë vit. 1604 fusha të kultivuara në 2020", tha Arbore.

 

B.K./E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 15/12/2020 00:48

    Ne fact,duhen ashpersuar masat kunder policeve te korruptuar,jo me transferime,apo detyrim paraqitje kur kapen.Gjithashtu,duhet pare ne se kanabisin po e zevendesojne drogat e forta.Ne se nje trafikant kanabisi e shikon qe kontrollet shtohen dhe parcelat mund te eliminohen,mund te ndroje mall.pra mund te kaloje te drogat e forta,ku fitimi eshte me I madh,por mund ose jo te kapen.

    Përgjigju
  • Veliu: 14/12/2020 15:46

    Pirdh o Veli pirdh.., se nuk shohim ne se c po behet? Leri ato pallavra por ndrysho policine mblidh drejtuesit , policia eshte per te ruajtur qytetaret nga kriminelet, ndersa ju beni te kunderten kriminelet bejne qef populli rrihet e torturohet nga dhunuesit polic. Gjoba, fyerje aarestime, kontrolle , shoqerime terror mbi te pa mbrojturit, liri , para e droge per kriminelet. Ju dhe policia qe keni po e merni ne qaf ket popull, por edhe qeverin Rama qe ka bere disa gjera te mira..

    Përgjigju
  • Sokrat: 14/12/2020 14:46

    Shqiperin e duam ME kanabis!

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 14/12/2020 13:10

    Pra 63% e droges se 2019 qenka transportuar nga Shqiperia..... Interesant kjo shifer,shume interesant....Po te besh llogarine e 20% te 63% qe perfitojne neto politikanet tane hallemedhenj ne pushtet e opozite i bie qe nga 2030 te filloj pune e fameshmja byro hetimi alias SPAK.... MBAHU NENE/MOS KI FRIKE/ SE KE DJEMTE N'AMERIKE....UAAU HARROVA AMBASADORESHEN DHE AMBADADORIN.......

    Përgjigju
    • Berti shkoder: 14/12/2020 17:00

      O te gjitha rrena i ka marr lorenc meta me nardin 30 perqind gjith terrenit qe mbulon komisaria ti shkoders e nuk kan ku e qojn se jan mbyll rrugat e njerzit po u prishet gjithashtu e ketyre keto jan filmat ke ketyre njerzve qe po e felliqin gjith shiperin nuk jan shum po nje pakiq qe duhen fut ne burg sa me shpejt se jan fundrrina e gjith policis

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja