Raporti për të zhdukurit e Komunizmit, Ndregjoni: Tërmet Peçi s'ka pse t'i këndojë diktatorit Hoxha

Raporti për të zhdukurit e Komunizmit, Ndregjoni: Tërmet Peçi s'ka pse t'i këndojë diktatorit Hoxha

Presidenti i Unionit të ish të Burgosurve dhe Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni

Në takimin për Raportin e personave të zhdukur gjatë komunizmit, është rikthyer në vëmendje sërish kënga e kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçit, për diktatorin Enver Hoxha.

Në fjalën e tij, Besim Ndregjoni, Presidenti i Unionit të ish të Burgosurve dhe Përndjekurve Politikë të Shqipërisë u shpreh se kryebashkiaku i Tepelenës nuk ka të drejtë që t’i këndojë një diktatori, madje edhe në shkolla i këndohet edhe partizanit Velo.

Në vendin tonë politikanët nuk bëjnë gjë. Shteti nuk mori masa për kryebashkiakun e Tepelenës. Ai s’ka të drejtë që t’i këndojë një diktatori. Në shkolla i këndohet akoma partizanit Velo. Tranzicioni tek ne nuk ka të mbaruar. Partitë politike largohen sa t’u përmendësh krimet politike si djalli-tejmanit.

Besim Ndregjoni

Më tej, Ndregjoni u shpreh se edhe pse nuk kanë lidhje me çfarë ka ndodhur politiakët shqiptarë duhet të kërkojnë falje, ashtu siç edhe kancelaria Merkel bën çdo 27 janar ndaj hebrenjve.

Kancelaria Merkel nuk ishte pjesë e nazismit por çdo vit më 27 janar ajo i kërkon falje hebrenjve për krimet që kanë ndodhur. Këtu nuk ndodh kjo gjë. Politikanët shqiptarë nuk duan që krimet të dënohen dhe të vendoset drejtësi. Ata duan të fusin politikën e sundimit dhe sundimin e kanë zakon barbarët.

Besim Ndregjoni

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Roza: 27/09/2018 13:30

    Ska me diktature. Njerezit jane te lire ti kendojne kujt te duan. Në “demoktacine” tuaj arrestohen ose zhduken kundershtaret e Sales.

    Përgjigju
  • I pa besushmi: 27/09/2018 11:02

    Ti kendoje Enverit,Termeti qe cke me te!Ju plehrat tradhetare te cdo khe dini vetem tu sherbeni markagjoneve,serbeve,salinjeve,fara me ndyre e kombit Shqiptar.

    Përgjigju
    • tonin: 27/09/2018 12:31

      mire enveri,po velua cfare te ka bere

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion