Raporti për terrorizmin në botë, DASH: Shqipëria kërcënohet nga komplotet e Iranit kundër grupit MEK

Raporti për terrorizmin në botë, DASH: Shqipëria kërcënohet nga komplotet e Iranit kundër grupit MEK

Kampi i grupit MEK në Shqipëri

Departamenti amerikan i Shtetit, publikon raportin vjetor për terrorizmin në botë, ku thuhet se në vitin 2019 Shtetet e Bashkuara arritën suksese të konsiderueshme në luftën kundër terrorizmit, por megjithatë kërcënime të rrezikshme të terrorizmit vazhduan në botë.

Në lidhje me raportin e Shqipërisë, thuhet se vendi “vazhdoi mbështetjen e fortë për përpjekjet e kundër-terrorizmit në 2019 dhe kontribuoi tek Koalicioni Global për të Mposhtur ISIS-in”. Sipas saj kërcënim janë komplotet e Iranit kundër grupit MEK që strehohen në Shqipëri.

“Kërcënimi nga terrorizmi në Shqipëri konsiston tek luftëtarët të huaj që kthehen nga Iraku dhe Siria, radikalizimi nga terrorizim i të rinjve shqiptarë dhe komplotet e Iranit kundër grupit opozitar Mujahedeen-e-Khalq (MEK), anëtarë të të cilit strehohen në Shqipëri”, thuhet në raport.

Po ashtu raporti thotë se organet e rendit i rritën përpjekjet për të kundërvepruar ndaj kërcënimeve terroriste dhe se Njësia Kundër Terrorizmit e Policisë së Shtetit mori pjesë në disa operacione të suksesshme për kapjen e terroristëve ose të dyshuarve për terrorizëm. Raporti përmend faktin që në tetor policia njoftoi për parandalimin e sulmeve të planifikuara në vitin 2018 nga agjentë iranianë kundër anëtarëve MEK, që jetojnë në Shqipëri.

“Korrupsioni dhe pengesat për ndarjen e informacionit mes agjencive qeveritare, koordinimi i pamjaftueshëm mes agjensive dhe një sistem gjyqësor i dobët, vazhduan të pengojnë përpjekjet e zbatimit të ligjit dhe rendit në të gjitha nivelet. Zbatimi i reformave në sektorin e drejtësisë vazhdon, duke filluar me vettingun e 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve për korrupsion , paaftësi dhe lidhje me krimin e organizuar", thuhet në raport.

Departamenti i Shtetit thotë se në 2019, Shqipëria miratoi legjislacion për të adresuar shqetësimet lidhur me “efektivitetin e ulët” në drejtim të konfiskimit, hetimit dhe ndjekjen ligjore për financat nga terrorizmi dhe sanksionet financiare (të ngritura nga Komisioni i Ekspertëve për Vlerësimin e Masave kundër Pastrimit të Parave).

“Por zbatimi varet nga masa rregullatore të mëtejshme dhe veprime të qeverisë”, thuhet në raport. Gjithashtu thuhet se qeveria vazhdon të jetë aktive në programet për të luftuar terrorizmin e dhunshëm.

Në raport thuhet se në mars Shtetet e Bashkuara së bashku me Koalicionin Global për të Mposhtur ISIS-in, përfunduan “shkatërrimin e të ashtuquajturit ‘kalifat’ në Irak dhe Siri”, si edhe përmendet operacioni ushtarak që solli si rezultat vdekjen e udhëheqësit të ISIS-it Abu Bakr al-Baghdadit.

Po ashtu në raport thuhet se si pjesë e fushatës me presion maksimal ndaj regjimit Iranian, të konsideruar mbështetësin më të fortë shtetëror të terrorizmit, Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tyre vendosën sanksione të reja ndaj Teheranit dhe atyre që veprojnë në emër të tyre. Shtetet e Bashkuara gjithashtu e futën Gardën Revolucionare të Iranit, përfshirë njësinë e saj Kuds si Organizatë të Huaj Terroriste, hera e parë që një përcaktim i tillë bëhet për një pjesë të një qeverie tjetër.

Në raport thuhet se me gjithë këto suksese, kërcënime të rrezikshme terroriste vazhduan në gjithë botën.

“Megjithëse ISIS-i humbi udhëheqësin e vet dhe territor, ky grup u përshtat dhe vazhdoi të luftojnë nga degët e veta kudo në botë dhe duke nxitur pasuesit e vet të ndërmarrin sulme”, thotë raporti.

Një tjetër përpjekje masive në vitin 2019 ishte ajo për riatdhesimin dhe rehabilitimin e luftëtarëve të ISIS-it dhe familjeve të tyre, për t’i parandaluar që të rikthehen në fushën e betejës. Që nga viti 2011, mbi 40,000 luftëtarë të huaj terroristë nga afro 100 vende kishin hyrë në Siri dhe Irak dhe rreth 2,000 prej tyre, ishin kapur dhe ndaluar nga Forcat Demokratike Siriane.

Shtetet e Bashkuara vazhduan t’u bëjnë thirrje vendeve të tjera që të ndjekin shembullin e tyre dhe t’i riatdhesojnë qytetarët e tyre.

“Ne ndihmuam një sërë partnerësh ta bënin një gjë të tillë. Departamenti i Shtetit, dislokoi ekspertë teknikë në Jordani, Kazakistan, Kosovë, Kirgistan, Maldive, Maqedoninë e Veriut dhe Trinidad dhe Tobago për të ndihmuar në zhvillimin e protokolleve dhe programeve për rehabilitimin dhe ri-integrimin e familjarëve të luftëtarve të huaj”, thuhet në raport.

Në kapitullin për Kosovën thuhet se vendi vazhdoi të luftojë kërcënimin e terrorizmit përmes bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara. Kosova është anëtare e Koalicionit Global për të Luftuar ISIS-in.

Në raport përmendet fakti që në prill 2019, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, Kosova riatdhesoi katër të dyshuar si luftëtarë të huaj dhe 106 familjarë të luftëtarëve të huaj nga Siria, “duke u bërë një nga vendet e para që kthente një numër të madh civilësh nga zona e konfliktit.

“Megjithëse qeveria ka një Divizion Parandalimi dhe Ri-Integrimi në Ministrinë e Brendshme, burime dhe aftësi të kufizuara, vazhdojnë të pengojnë aftësinë e qeverisë për të siguruar shërbimet dhe ndihmën e nevojshme”, thuhet në raport.

Raporti vë në dukje se kuadri ligjor i Kosovës është i mjaftueshëm për të ndjekur penalisht individë të dyshuar për kryerjen ose mbështetjen e aktiviteteve terroriste, por zbatimi ka mangësi, veçanërisht dënimet e shkurtra, lirim të hershëm nga burgu dhe mungesë mbikqyrjeje, pas lirimit.

Në raport përmendet dënimi në shtator i gjashtë të pandehurve “për planifikimin e sulmeve terroriste në Kosovë, Shqipëri, Belgjikë, Francë dhe Maqedoninë e Veriut, përfshirë planet për sulme vetëvrasëse në Kosovë, kundër forcave të KFOR-it, klubeve të natës, dhe kishave Ortodokse Serbe në periudhën mes Dhjetorit 2017 dhe qershorit 2018.

Po ashtu përmendet akuzat në nëntor ndaj një prej luftëtarëve të huaj të kthyer nga Siria që pranoi fajësinë dhe u dënua me katër vjet burg. Akuzat ndaj një të dyti u ngritën në dhjetor. Dhe Gjykata në Prishtinë pranoi deklaratat e fajësisë nga dy prej grave të kthyer nga Siria.

Raporti thotë se strategjia dhe plani i veprimit kundër ekstremizmit të dhunshëm synon frenimin e kërcënimit nga terrorizmi dhe rolin kritik nga të gjithë faktorët, përfshirë shoqërinë civile.

“Zbatimi nuk ka qenë njëlloj në ministritë e ndryshme dhe sfidat vazhdojnë, për shkak mungesës së kapaciteteve dhe burimeve të pamjaftueshme”, thuhet në raport./VOA

Harta sipas Departamentit të Shtetit për efektin e Iranit që prek edhe Shqipërinë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Paradoksi: 24/06/2020 18:14

    Po normal ,pse nuk e menduan qe ne fillim Udheheqesit tane LargPames??! Shqiperia nuk ka mundesine dhe prish DrejtPeshumin e Stabilitetit te saj,me keto Lojra Politike te ShBA..,pastaj duhet te marre Antaresimin ne BE si shperblim,te pakten!

    Përgjigju
  • Turi: 24/06/2020 18:09

    Hahahah boll me keto brockulla se na merzitet ngeli terrorizmi ne Shqiperi vari bidonat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja