Ekonomia e vendit po sfidohet nga emigrimi dhe rënia e popullsisë. Në raportin e Bankës së Shqipërisë theksohet se duhet të merren masa pasi demografia rrezikon rritjen ekonomike dhe skemën e pensioneve. Raporti konfirmon shifrën e raportit të një viti më parë të Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit që në tre dekada Shqipërisë i ka emigruar afro 40% e fuqisë punëtore.
Emigrimi, i shoqëruar me rënie të lindshmërisë dhe rritje të moshës mesatare nga viti në vit, po ushtron presion gjithnjë e më shumë mbi ekonominë shqiptare, dhe sinjalet janë që këto trende negative do të vijojnë. Në raportin e vitit 2025, Banka e Shqipërisë, e ngre si një nga shqetësimet kryesore të ekonomisë ‘sfidën demografike’
“Trendet e pafavorshme demografike mund të kufizojnë potencialin e rritjes, përmes tkurrjes së forcës së punës dhe presioneve mbi produktivitet, si dhe të dëmtojnë qëndrueshmërinë e skemës së pensioneve dhe të reduktojnë hapësirat fiskale”, thuhet në raport.
Emigracioni kërkon përgjigje, duke filluar me reformimin e skemës së pensioneve e deri tek investimi në tregun e punës.
“Adresimi i këtyre sfidave kërkon politika të kujdesshme dhe reforma të mëtejshme strukturore. Emigracioni dhe ndryshimet demografike ndikojnë zhvillimin ekonomik dhe prosperitetin e një shoqërie, duke ushtruar presione në tregun e punës e, për rrjedhojë, edhe në vendimmarrjen e politikës monetare”, vlerëson Banka e Shqipërisë.
Shumë sektorë të ekonomisë po vuajnë mungesën e fuqisë punëtore, faktorë që sipas Bankës së Shqipërisë ka ndikuar edhe në rritjen e pagave, por përsëri kërkesa për punonjës është shumë më e lartë sesa oferta, pra punonjësit në dispozicion.
Banka thotë në raport se studimet e kryera tregojnë se Shqipërisë i ka emigruar afro 40% e fuqisë punëtore në tre dekadat e fundit. Aktualisht në vend janë 6500 vende të lira pune të shpallura, për profesione nga elementare deri te ato të kualifikuara.
Komente











Nuk eshte aspak e veshtire qe te dalesh ne konkluzione,mbeshtetur ne "studime",sikurse ka "konkluduar",ne raportin e saj Banka e Shqiperise ! POR,raportet dhe konkluzionet,tashme qe kemi kapercyer cerek'un shekullit qe jetojme,ose pothuaj 35 vite ne "sitemin e ri",duhen bere mbeshtetur ne STATISTIKA te rregullta dhe te besueshme ! Boll "konkluzione" me hamendesime ! Ku jane statistikat e rregjistrimit te popullsise,bere pak vite me pare ? "Hidhini" STATISTIKAT mbi "TAVOLINE" dhe jepini mundesine edhe publikut te gjykoje (se njerezit nuk jane injorante,por edhe Qeveria,Banka dhe Politika te argumentojne perfundimet qe nxjerrin dhe parashikimet qe bejne ! STATISTIKAT duhet drejtojne qeverisjen dhe politiken !! Rruga e Dibres
PërgjigjuS'KA GJE TE NA RROJE UDHEHEQESI YNE......
PërgjigjuPo sikur e ka bere Mbreti vendin parajse? Cne qe duan akoma te emigrojne shqiptaret?
PërgjigjuAnijet 1991_1999 derguan 1 milion banore ne EU tani kemi bashkim familjar merr çupa nenén merr djali gjyshin Prandaj ka emigrant pasi pas 20 vjet po bashkojne familjen ! Nuk iken njeri per pasuri ikin per family, kané me shume familje emigrant sesa 2/3 kusherinj lodhur ne vend ! Pra Kane teorikisht 20-24 kusherinj jashte ne EU dhe Kane mbet 3-6 vet nga fisi ne R.Sh keshtu ikin bashkohen per bashkim familje ! Prandaj ka akoma flukse emigrante ! Sikur ne Shqipëri emigrant nga vende te tjera do sjellin familjen pas 20 viteve (2045) eshte normale kjo Pune
Nese cdo vit nga Amerika Jugut merren punonjes ne bujqesi dhe me turizem merr pamje moderne dhe rritet ekonomia
PërgjigjuAshtu eshte. Pse te jetosh ne Kolumbi kur e ke Kolumbine ne mes te Europes? Mjafton te mesosh pak shqip qe te merresh vesh me te fortet neper rruge.
Banka Shqiperise ka arritur nivel mediokriteti poshte nivelit mesatar kulturor te popullsise. Nje nga reformat e Qeverise duhet te jete me prioritet riformatimi i ekzekutivit te saj.
Përgjigju