TIRANE- Ky dokument sekret dërguar në Komitetin Qëndror me 10 gusht 1972, zbërthen thelbin e anës së errët të regjimit komunist, funksionimin e levave të tij përmes spiunimeve dhe luftës së paprinciptë brenda llojit. Në fushën e artit dhe letrave kjo marrëdhënie ishte më e ashpër se kudo. Me mjetet e tyre punonjësit e Sigurimit, vilnin çdo ditë informacione nga tavolinat e Lidhjes së Shkrimtarëve. Çfarë thonin mes njëri tjetrit, cilat ishin smirat, qejfmbetjet, miqësitë dhe armiqësitë, kush përflitej, kush rebelohej, si e analizonin veprën e seicilit.
Në fushën e letrave në qendër të raportimeve të bashkëpunëtorëve të sigurimit ishte shkrimtari Ismail Kadare. Në këtë raport të Drejtorisë së Punëve të Brendshme informatat e mbledhura nga bashkëpunëtorët e Sigurimit zbulonin një përplasje të paprecedëntë mes Fatos Arapit dhe Ismail Kadaresë. Sipas tyre Fatos Arapi kishte botuar një novelë me titullin “Dikush më buzëqeshte”, ku përflitej se aty në një personazh negativ autori kishte portretizuar Kadarenë. Prej këtu nis një intrigë e gjatë thashethemesh e raportimesh, ku sipas raportit të Sigurimit një klan shkrimtarësh e kritikësh ishin shfaqur hapur në luftë kundër shkrimtarit.
/Shqiptarja.com