Raportin e kryeson Zvicra si vëndi më i lumtur i botës, e kjo lidhet me nivelin e lartë ekonomik të vendit.
Raporti i realizuar mbi kritere ekonomike, suportin social të njerëzve, lirinë për të bërë zgjedhje në jetë dhe drejtësinë, rendit edhe Shqipërinë në listën e vëndeve më të lumtura e të palumtura në botë.
Shqipëria renditet në vëndin e 95 nga 185 shtete, ndërsa Kosova në vendin e 69.
SHBA janë renditur në vendin e 15, Anglia në vendin e 21, Japonia 46 dhe Kina 84.
Në raport theksohet se mirëqënia dhe ekonomia janë tregues kritikë të zhvillimit ekonomik dhe social të një vendi, ndaj duhen bërë prioritete të politikës së vëndeve të renditura në listë, mës të cilave edhe vëndi ynë.
Redaksia Online
(Al.h/shqiptarja.com)