Pavarësisht vështirësive shqiptarët nuk e humbasin shpresën duke u renditur ndër vendet më optimiste në botë. Në raportin e publikuar sot nga Gallup Shqipëria, por edhe Kosova janë pjesë e 10 vendeve  më optimiste për 2018.

Sipas sondazhit mbi optimizmin ekonomik në 94 vende, në vendin e parë renditet Nigeria, në të dytin  Vietnami, më pas Indonezia, India, Filipinet, Shqipëria, Bangladeshi, Fixhi, Kosova dhe Pakistani mbyll listën e 10 vendeve më optimiste. Ndërsa në listën e vendeve pesimiste janë Italia, Greqia,
Turqia, Irani, por edhe Britania. 

Optimisti ekonomik ka rënë gjatë muajve të fundit, ndërkohë që studimi i "Gallup" tregon se 28% e popullsisë së botës është më optimiste për një ekonomi të fortë  gjatë vitit 2018. Në raportin e "Gallup" vihet re një rritje e shqetësimit të qytetarëve të Bashkimit Europian për sa i përket prosperitetit të tyre gjatë vitit që kemi nisur.

Nga ana tjetër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qytetarët janë të ndarë për sa i përket pritjeve ekonomike përgjatë 2018, e vendi më pesimist është për sa i përket ekonomisë mbetet Italia, e ndjekur nga Greqia, Turqia, Nigeria dhe Vietnami. Për herë të parë pas shumë vitesh, qytetarët e Europës shfaqen më pesimist për rritjen ekonomike se sa ata të Rusisë ku shumica e njerëzve presin një përparim ekonomik.

Shpresë në planetin Tokë....por e vogël
Më pak se 40% e popullsisë së botës e (e marrë në sondazh) ndihet se 2018 do të jetë më mirë se viti që lamë pas, gjë e cila është 13 pikë më pak krahasuar me një vit më parë. 23% e njerëzve presin një vit më të keq e 32% besojnë se 2018 do të jetë njësoj me vitin 2017 dhe 8% shprehen se nuk e dinë.

Raporti
Raporti 

d.b/D.T/shqiptarja.com