Shqiptarët zënë vendin e tretë në dy kategori të krimeve në Britaninë e Madhe. Shqiptarët të cilët jetojnë në Britaninë e Madhe, zënë vendin e tretë në kategorinë e drogës, dhe po ashtu të tretin në mashtrim.

Në anën tjetër, ata që dominojnë të gjitha listat e kriminelëve në Britaninë e Madhe janë rumunët dhe vietnamezët. Sipas të dhënave 1 në 8 të arrestuar në Britaninë e Madhe është i huaj.

“DailyMail” shkruan se kjo përqindje është dyfishuar në dhjetë vitet e fundit, që korrespondon me ardhjen masive të emigrantëve nga Evropa Lindore. Por një ndarje më e detajuar në bazë të kombësisë së të gjithë të burgosurve tregon se rumunët, shqiptarët dhe lituanezët kanë të gjitha proporcionalisht shumë më shumë gjasa të jenë të burgosur sesa britanikët.

Tabela e mëposhtme tregon të burgosurit midis tetorit 2013 dhe marsit 2014, ku bëhet një ndarje më e plotë e vendeve të origjinës të tyre: 

shqiptaret

shqiptaret 2



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)