Raporti/ Tabaku: S&P kërcënon të ulë renditjen prej borxhit të lartë dhe PPP

Raporti/ Tabaku: S&P kërcënon të ulë renditjen prej borxhit të lartë dhe PPP

Jorida Tabaku

Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka reaguar pas publikimit të raportit të Standard & Poor's, ku ka theksuar se  Shqipëria  rrezikon tkurrjen e ndjeshme gjatë këtij viti. Sipas Tabakut, qeveria shqiptare nuk ka as ndjeshmërinë dhe as vizionin për të ndërmarrë reforma reale strukturore.

Postimi i plotë i Tabakut:

Raporti i fundit i S&P vazhdon të jetë kritik ndaj qeverisë dhe sjelljes së saj në raport me rreziqet me të cilat përballet ekonomia shqiptare. Parashikimi për një kontraktim të ekonomisë me 6.5% të PBB-së, i afrohet përherë e më shumë parashikimit për një rënie ekonomike sa 9% e PBB-së. Vlerësimi konstant i raportit vjen si pasojë e ndihmës ekonomike në formën e REPO që Banka Qendrore Europiane dhe gjithashtu FMN i kanë dhënë Shqipërisë. Raporti kritikon sjelljen e qeverisë ndaj PPP-ve, duke qenë një tjetër zë me peshë që nënvizon rrezikun fiskal dhe buxhetor të PPP-ve. Situata është më e errët se sa përpjekjet e qeverisë  për ta bojatisur atë në media. Raporti nënvizon dhe evidenton se do të ketë ulje të vlerësimit nëse ka përkeqësim të mëtejshëm, si pasojë e ekonomisë informale, rritjes së defiçitit, dhe gjithashtu problemeve me borxhet e fshehura. Raporti evidenton borxhin e lartë prej thuajse 80% të PBB-së, sikundër argumenton problemet strukturore të qeverisë. Arka e shtetit shqiptar mbledh të ardhura sa 26% e PBB-së, vendi me të ardhurat më të ulëta në rajon, me një ndihmë ekonomike reale sa 0.85% e PBB-së, që nuk i shërben ekonomisë. Ndihma është e pamjaftueshme, pasi buxheti i shtetit është keqpërdorur me PPP apo investime, që janë jo efiçente dhe janë kthyer në barrë. Problematika të tilla vazhdojnë të jenë të pranishme dhe në projektet e radhës të qeverisë Rama, me PPP-të e radhës si fjala vjen: rruga Milot-Fier e fryrë disa herë, ndërkohë që detyrimet e prapambetura janë rritur dhe çdo shpenzim jetik është pezulluar. E fundit, jo nga rëndësia, S&P nuk ka dhënë asnjë vlerësim negativ për asnjë vend që ka rishqyrtuar. Ajo ka paralajmëruar një qeveri që ka keqpërdorur buxhetin dhe ka rritur rrezikun nga PPP-të. Me një defiçit fiskal në rritje, borxh publik 80% e PBB, dhe me rrezikun fiskal të PPP, situata është më e errët. Qeveria nuk ka as ndjeshmërinë dhe as vizionin për të ndërmarrë reforma reale strukturore. Sot ekonomia ka nevojë për frymëmarrje, ka nevojë për ndryshim, ka nevojë të punojë për shumicën e shqiptarëve e jo për pakicën, ka nevojë për një reformë tërësore që qeveria në ikje nuk e bëri dot kurrë, madje as në fillimet e saj! Për këtë arsye, plani i Partisë Demokratike është për një taksë të sheshtë që të ulë informalitetin, të reduktojë pabarazinë dhe të vlerësojë punën e ndershme!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja