Raporti/ Ulet vdekshmëria nga sëmundjet kardiovaskulare

Instituti i Shëndetit publik ka prezantuar Raportin Kombëtar mbi Sëmundjet jo të Transmetueshme, të cilat përbëjnë 70% të barrës së sëmundshmërisë. Sipas të dhënave të këtij raporti, rezulton ulje e vdekshmërisë për sëmundjet kardiovaskulare dhe ato tumorale.

“Falë programeve të shëndetësisë elektronike, sot për herë të parë mund tmanastë flasim me shifra konkrete. Raporti I parë kombëtar I sëmundshmërisë kronike, sipas të cilit ka një ulje me 13% për sëmundjet ishemike të zemrës dhe 13% për infarktin e miokardit, tregon shifra që nuk kanë ardhur vetiu. Po janë tregues të politikave të drejta shëndetësore si programi I kontrollit mjekësor bazë për grupmoshën 35-70 vjeç, për të cilin është hedhur shumë baltë nga opozita, por që përgjigjen më të mirë e kanë dhënë qytetarët, duke e kryer në këto 4 vite, 1 milion qytetarë”, tha Manastirliu.

Duke renditur si një ndër faktorët e përmirësimit të treguesve të shëndetit, përmirësimin e trajtimit për sëmundjet kardiake, Manastirliu tha: “Sot ne mbulojmë 80 % të nevojës me financim publik për trajtimin e sëmundjeve kardiake, duke mbajtur një premtim për uljen e shpenzimeve nga xhepi për qytetarët”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ndal edhe tek zgjerimi I barnave me rimbursim, si një element I rëndësishëm I përmirësimit të trajtimit dhe zgjatjes së viteve të jetës së shëndetshme, me marrëveshjet e reja që do të realizohen këtë vit.

“Ne jemi të orientuar drejt parandalimit të sëmundjeve kronike, përmes trajtimit më efektiv të tyre.  Në 3 vitet e fundit kemi rritur me 30 milion dollar buxhetin për barnat e rimbursueshme dhe në këtë moment jemi në një fazë të rëndësishme të zgjerimit të përfituesve nga lista e barnave falas, me zgjerimin e marrëveshjeve me kompanitë multinacionale, për të trajtuar me barna falas më shumë pacientë, me sëmundje kronike apo akute”, tha Manastirliu.

Gjatë prezantimit të raportit kombëtar të sëmundshmërisë kronike, shefi I shërbimit të kardiologjisë në QSUT, prof. Artan Goda u shpreh se investimet e kryera vitet e fundit kanë sjellë ulje të vdekshmërisë nga infarkti I miokardit.

“Maja e diamantit e investimeve të kryera është ajo për urgjencën kardiake. Sepse nëse në 2013 ne kryenim 84 urgjenca në vit, sot kryejmë 1330 ndërhyrje jetëshpëtuese, me vendosjen e shërbimit të hemodinamikës 24/7, duke u kursyer qytetarëve 60 milion euro, nëse këto ndëryrje do bëheshin në privat”, tha prof. dr. Artan Goda.

Sipas Studimit Kombëtar mbi Sëmundjet jo të Transmetueshme të Institutit të Shëndetit Publik, vërehet një rënie e vdekshmërisë në vitin 2017 krahasuar me 2012, me 17% për sëmundjet cerebrovaskulare 17%, 13% për sëmundjet ishemike të zemrës dhe një rënie prej 11% nga infarkti i miokardit. Edhe pse për këto grup sëmundjesh, sikundër për sëmundjet tumorale ka rritje të rasteve, raporti vëren se edhe vdekshmëria nga tumoret për periudhën 2012-2017 ka ardhur duke u zvogëluar: përkatësisht, për leucemitë e limfomat 33% dhe 19% për kancerin e mëlçisë.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare