TIRANE - Niveli i borxhit të lartë publik që kulmoi në vitin 2013, vazhdon të japë impaktet negative duke frenuar rritjen ekonomike të vendit edhe gjatë këtij viti. Për Bankën e Shqipërisë, zvogëlimi i nivelit të borxhit publik nga ana e qeverisë, do të thoshte një stabilitet të qëndrueshëm. Guvernatori i BSh-së, Ardian Fullani, gjatë prezantimit të Raportit vjetor për vitin 2013, tha se ekonomia e vendit njohu gjatë atij viti ngadalësimin më të madh që kulmoi pas zgjedhjeve elektorale.
“Zgjedhjet e përgjithshme të zhvilluara gjatë vitit, rritin pasigurinë tek agjentët ekonomikë. Ekspansioni fiskal i vitit të kaluar, i rriti më tej borxhin publik dhe brishtësine e financave publike. Sjellja fiskale gjatë vitit 2013 rezultoi në një deficcit buxhetor prej 65.4 miliardë lekësh, nivel ky 42% më i lartë se ai i një viti më parë.” tha Fullani.
Fenomen dominues në ekonomi për vitin 2013, sipas Fullanit, ishte ulja e kreditimit që ngadalësoi edhe biznesin në aktivitetin e tij.
“Kredia për sektorin privat filloi të tkurret gjatë gjysmës së dytë të vitit dhe në fund të tij. Portofoli i kredisë ishte 1.4% më i ulët se një vit më parë. Rritja e ngadaltë ekonomike krijoi gjithashtu vështirësi për gjendjen financiare të bizneseve dhe ndikoi në përkeqësimin e kredive me probleme.” u shpreh Fullani
Fullani u bëri apel edhe politikanëve që të bëjnë më shumë për rritjen e investimeve të huaja në vend, si shtysë për rritjen ekonomike.
“Ekuilibri i sektorit të huaj mbetet akoma i brishtë. Ripërsëris mesazhin tonë për marrjen e masave për rritje të konkurueshmërisë së prodhimeve shqiptare dhe njëkohësisht për krijimin e një ambienti të përshtatshëm për tërheqjen e investimeve të huaja.” tha Guvernatori i Bankës së Shqipërisë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
5.8%
Vota total: 2941
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18