Raporti vjetor i OSBE, Raunig:
Zyrtarët e lartë nuk ndëshkohen

Raporti vjetor i OSBE, Raunig:<br />Zyrtarët e lartë nuk ndëshkohen
Raporti mbi zhvillimet e 12 muajve të fundit në Shqipëri i mbajtur përpara Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, nga ambasadori i kësaj organizate në Tiranë Florian Raunig, vë theksin tek drejtësia.
 
Duke përshëndetur operacionet e qeverisë për energjinë elektrike dhe antikanabis, OSBE vëren se, edhe pse ka pasur ndjekje penale për zyrtarë të niveli të mesëm, ndëshkimi i zyrtarëve të lartë mungon.
 
“Shqipëria nuk ka arritur nuk ka arritje në ndjekjen apo dënimin e elitës politike dhe ekonomike në luftën ndaj pasurimit, korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në raportin e paraqitur nga Raunig në Asamblenë e Përhershme të OSBE-së në Vjenë.
 
Sfidat për Shqipërinë mbeten konsolidimi i demokracisë dhe forcimi i zbatimit të ligjit. Reformat thuhet në raport, varen shumë nga vullneti dhe  angazhimi i aktorëve politikë.
 
Ndëshkimi i zyrtarëve të lartë
 Numri i zyrtarëve të hetuar dhe të ndjekur penalisht është më i madh se vitin e kaluar thotë OSBE. “Përfshihen 11 gjykatës, dy prokurorë dhe gjashtë parlamentare, si dhe një numër zyrtarësh të nivelit të mesëm dhe të ulët. KLSH ka qenë shumë aktive, duke çuan për ndjekje penale 149 zyrtar të administratës publke për dëmin e shkaktuar në buxhetin e vitit 2014 si dhe 26 raste me akuza kriminale ku përfshihen 76 zyrtarë për gjysmën e vitit 2015”, ka deklaruar ambasadori.
 
Por, Raunig në raport thekson se, zbatimi i rekomandimeve të KLSH-së në rangun e zyrtarëve të lartë mbetet i ulët. Raporti kujton se ndonëse në 2014 u krijua një njësi për hetimin e korrupsionit pranë Prokurorisë së krimeve të Rënda, ende nuk ka ndonjë bilanc për dënimin e zyrtarëve të nivelit të lartë.

Dekriminalizimi
Ndërsa flet për rastet e arrestimeve të disa deputetëve të së majtës, ambasadori Raunig, duke komentuar “çështjen e dekriminalizimit të parlamentit dhe strukturave në të dy nivelet, si në qeverisjen qendrore dhe lokale” shprehet se kjo çështje “është më e gjerë se këto raste të veçanta, ngaqë, ka pretendime të besueshme se zyrtarë të lartë (si në të kaluarën dhe në të tashmen) janë përfshirë në sjellje jo të përshtatshme për pozitat e tyre”.
 
Sipas raportit “kjo është një çështje që duket se do të nxisë diskutimin publik për ca kohë në të ardhmen. Sigurisht që do t'i shërbejë qeverisjes demokratike në Shqipëri nëse ky debat do të sjellë përpjekje konkrete për të paditur zyrtarë të korruptuar, përfshirë anëtarë të Parlamentit, por edhe të bëjë të mundur që zyrtarët publikë të respektojnë standardet më të larta etike”.

Antikanabis
Raporti vlerëson disa nga aksionet e ndërmarra nga qeveria, duke theksuar se “përpjekjet intensive të policisë kundër kultivimit të drogave, të kombinuara me të tjera nisma si operacioni në nivel kombëtar kundër vjedhjes së energjisë dhe ndërtimeve të paligjsh me, janë pjesë e deklarimit të qeverisë për të siguruar një zbatim më të mirë të ligjit dhe respekt të shtetit të së drejtës. Kjo është pozitive. Megjithatë ka disa shqetësime mbi zbatimin e pjesshëm dhe qëndrueshmërinë e këtyre përpjekjeve, sikundër dhe për ashpërsinë e masave për shkeljeve relativisht të vogla”, vlerëson raporti.

Duke u ndalur në luftën kundër krimit të organizuar, ambasadori i OSBE-së vlerëson operacionet kundër kultivimit të marijuanës “që kanë çuar në mbi 250 arrestime, por që mesa duket ende nuk ka procedime të suksesshme të niveleve të larta”. Dhe ndërsa thekson se operacioni i vitit të shkuar në Lazarat riktheu besimin te shteti ligjor dhe policia, “përpjekje të koordinuara nevojiten për të ndjekur dhe dënuar edhe ata që qëndrojnë pas trafikut të drogës”, thuhet në raportin, i cili është ndërkaq kritik për “ndryshimet e shpeshta në të gjitha nivelet e policisë të cilat zbehin trajnimet dhe eksperiencën e fituar”.

Reforma në drejtësi
Lidhur me reformën në Drejtësi, ambasadori Raunig shprehet se “koalicioni në pushtet po dëshmon angazhim për reformën strategjike dhe aq të nevojshme në fushën e drejtësisë, përmes një procesi përgjithësisht të vendosur, që përfshin ekspertizë ndërkombëtare dhe vendase, e së fundi dhe opozitën”.
 
Ambasadori vlerëson se “vënia në jetë e reformës do të duhet të trajtojë dobësi të thella strukturore. Megjithatë, nëse opozita nuk do të marrë pjesë plotësisht deri në fund,  kjo mund të dëmtojë, në terma afatgjatë, besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e reformës në drejtësi. Në përgjithësi, politizimi i thuajse çdo problemi dhe paaftësia e theksuar për kompromis do të vazhdojnë ta bëjnë të vështirë arritjen e reformave kombëtare domethënëse dhe të qëndrueshme”, shprehet ambasadori Raunig.
 
Sipas tij “përparimi i Shqipërisë në sfidat dhe aspiratat themelore, kërkon një program ndryshimesh të thella, afatgjata, përfshirëse dhe konsensuale. Dialogu politik mes qeverisë dhe opozitës, sikundër kompromisi i bazuar në një veprimtari konstruktive në parlament, është thelbësor për qëndrueshmërinë e reformave dhe zhvillimin afatgjatë të vendit”, thekson raporti i OSBE-së.

Zgjedhjet lokale 
Për zgjedhjet e 21 qershorit, Raunig shprehet se në proces morën pjesë 48% e qytetarëve, nga ku u zgjodhën 61 kryebashkiakë dhe 1 595 këshilltarë. Duke iu referuar raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR, Raunig shprehet se, kapti gjerësisht raporte për presion mbi votuesit. Gjithashtu akuza për blerje të votave përfshinë të gjitha partitë kryesore.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Media: Armëpushimi në  Liban do të shpallet sonte pas orës 22:00

Media: Armëpushimi në Liban do të shpallet sonte pas orës 22:00