Mark Lowen, një korrespondent i BBC-së në Turqi, u ndalua nga policia në Stamboll dhe më pas u dëbua nga vendi.
Ai kaloi disa ditë në Turqi duke raportuar për protestat që shpërthyen pas arrestimit javën e kaluar të Ekrem Imamoglu, kryebashkiaku i Stambollit.
Imamoglu aktualisht ndodhet në burg për akuzat për korrupsion që ai i mohon, ndërsa ai konsiderohet si kundërshtari më i madh politik i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.
Partia Popullore Republikane (CHP) e Imamoglu e ka zgjedhur atë si kandidatin e saj presidencial në zgjedhjet e vitit 2028.
“Këtë mëngjes autoritetet turke dëbuan korrespondentin Mark Lowen nga Stambolli pasi ai u ndalua në një hotel një ditë më parë dhe u mbajt për 17 orë,” tha BBC në një deklaratë.
Të enjten në mëngjes, atij iu dorëzua një dokument nga autoritetet turke ku thuhej se ai ishte dëbuar për shkak të vlerësimit se ai ishte një “kërcënim për rendin dhe paqen publike”.
“Është shumë shqetësuese që u ndalova dhe më dëbuan nga një vend ku kam jetuar më parë për pesë vjet dhe për të cilin kam një dashuri të tillë. Liria e medias dhe raportimi i pavarur janë thelbësore për çdo demokraci,” tha Lowen.
Mijëra njerëz në të gjithë Turqinë u janë bashkuar protestave në rrugë dhe më shumë se 1,400 demonstrues janë arrestuar deri më tani. Ata besojnë se arrestimi i Imamoglu është i motivuar politikisht, megjithëse Ministria e Drejtësisë thotë se gjyqësori është i pavarur.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.7%
-
Jo
27.3%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 924
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Ernest Muçi shënon në derbin e Stambollit, anësori 'i ngrin' festën! Besiktasi mposht Galatasarayn mes kartonave
29 Mars, 21:03
-
Protesta të vazhdueshme në Turqi, Erdogan: Policia do të ndërhyjë, nuk do të qëndrojmë indiferentë
29 Mars, 16:34
-
Arrestohet edhe avokati i Imamoglut, mbrojtësi ligjor i rivalit të Erdoganit
29 Mars, 09:18
-
Imamoglu: Erdogani e ka shndërruar Turqinë në 'republikë frike'
28 Mars, 16:14
-
A do të triumfojë Erdogani midis protestave gjithëkombëtare për arrestimin e rivalit të tij?
28 Mars, 08:34
-
Komisioni Evropian dënon arrestimet e gazetarëve, i bën thirrje Turqisë: Ata duhet të ushtrojnë vendimet e tyre
27 Mars, 19:48
-
Pas burgosjes së Ekrem Imamoglu, Këshilli Bashkiak i Stambollit zgjedh kryebashkiak të ri të përkohshëm
26 Mars, 18:01
-
Greqi/ Momenti prekës në paradën ushtarake për pavarësinë, thirret me zë të lartë emri i shqiptares që ndërroi jetë në tragjedinë e Tempit (VIDEO)
26 Mars, 17:46
-
Pesë fushat ku Turqia luan rol kyç në çështjet botërore
26 Mars, 12:32
-
Turqi/ Protestuesit kritikojnë Erdoganin teksa përshkallëzohet shtypja
25 Mars, 20:28
-
Protestat për arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit, Ankaraja ndalon tubimet masive deri më 1 prill
25 Mars, 16:58
-
Vijojnë protestat në Turqi pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit! Erdogan: Kur të bjerë perdja, shfaqja e tyre do të përfundojë
25 Mars, 11:53