Raporton Cani,debate në Komisionin
e Ekonomisë për taksat ndaj biznesit
Nis seanca e dytë e Komisionit të Ekonomisë, ku raporton ministri i Financave, Shkëlqim Cani, me debate të ashpra mes pozitës dhe opozitës.
TIRANË - Nis seanca e dytë e Komisionit të Ekonomisë, ku raporton ministri i Financave, Shkëlqim Cani, me debate të ashpra mes pozitës dhe opozitës.
Siç raporton prej seancës gazetari i "A1 Report" Ervin Koçi, ministri Cani ka shpjeguar se si do të jenë procedurat e reja të taksimit te biznesit. “Biznesi nuk do të penalizohet më, kur harton gabim deklaratat tatimore”, u shpreh Cani.
Sherefedin Shehu analizoi se “paketa fiskale nuk krijon lehtësira për biznes; ajo shkel standardet për trajtimin e bizneseve nga tatimi. Shehu nuk e ka quajtur një arritje rimbursimin e tvsh. Sipas tij, "biznesi është i pambrojtur, pasi qeveria i ka vjedhur të dhënat".
Anastas Angjeli u shpreh se “çdo pretendim i biznesit është dëgjuar nga organet tatimore. Ligji nuk mund të kënaqë çdo kërkesë, por ai duhet të aplikohet sipas metodave bashkëkohore”.
Cani shtoi se “tatimet duhet të certifikojnë kompanitë; radha e pagesave për tvsh e biznes do të rishihet.
Debate pati edhe mes kryetarit të Komisionit, Erion Braçe dhe deputetes, Albana Vokshi për të dhënat në serverin e tatimeve.
Vokshi mbrojti idenë se qeveria nuk po mbron biznesin, por po shkel privatesinë. “Do ta çojmë në prokurori çështjen e serverit të tatim-taksave", tha Vokshi. Braçe: Në qeverinë e PD kishte ministra, që merreshin me shitje fature të TVSH-së.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.7%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1575
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26