Rashaun Eneal Broadus,një amerikan
vesh fanellën e kombëtares shqiptare

Rashaun Eneal Broadus,një amerikan<br />vesh fanellën e kombëtares shqiptare
Kombëtarja e basketbollit do të ketë në radhët e saj një basketbollist amerikan dhe ai është Rashaun Eneal Broadus, që sot është zyrtarizuar si pjesë e kuqezinjve.

Ka qenë vetë presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, ai që i ka dorëzuar pasaportën shqiptare amerikanit Brodaus, i cili nga dita e sotme është jo vetëm me nënshtetësi shqiptare, por edhe anëtar i ekipit kombëtar.

Prej kohësh ishte përfolur që një basketbollist amerikan do t’i atashohej kombëtares kuqezi, por tashmë kjo është bërë realitet, duke qenë amerikani i parë që natyralizohet me pasaportë shqiptare.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka firmosur dekretin për t’i dhënë nënshtetësi shqiptare basketbollit 32-vjeçar, i cili ka nisur menjëherë nga puna, duke u stërvitur me kombëtaren.

Ai është 1.80 metra i gjatë dhe luan si organizator (aktualisht aktivizohet te skuadra polake e Dabrowa Gornicza), një pozicion i rëndësishëm, pasi trajnerit Antonis Konstanidites pritet t’i besojë drejtimin e skuadrës në fushë.

Sezonet e fundit ai ka luajtur në disa kampionate të Europës dhe tashmë pritet të japë kontributin e tij edhe në kombëtaren shqiptare. Kombëtarja e basketbollit do të luajë nga 31 gushti në Eurobasket 2017, madje Shqipëria do të udhëtojë edhe drejt Estonisë për të marrë pjesë edhe në një turne miqësor gjatë kësaj jave.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron