Rasmusen në Kosovë, mediat nuk lejohen të filmojnë 

Rasmusen në Kosovë, mediat nuk lejohen të filmojnë 
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen bashkë me një delegacion të Këshillit Veriatlantik po qëndrojnë sot për vizitë në Kosovë. 
Asnjë media nuk është lejuar të filmojnë as ardhjen e as t'i përcjellin takimet që do të mbahen me zyrtarët vendor dhe ndërkombëtar duke e bërë enigmatike vetë qellimin e vizitës. 

Zyrtarët e NATO-s u takuan me komandantin e KFOR-it, Erhard Drevs, me zyrtarë ndërkombëtarë, ndërkaq sapo janë takuar me kryeministrin Hashim Thaçi dhe zëvendësin e tij, Slobodan Petroviç.

Pra, të gjitha takimet do të jenë të mbyllura për media, me përjashtim të konferencës për media të sekretarit të përgjithshëm Rasmusen dhe komandantit të KFOR-it, Erhard Drevs, e cila ishte paralajmëruar të mbahet në orën 17:00, por çuditërisht filloi dhjetë minuta para orës 17 ku edhe solli probleme në transmetimet direkte në televizionet e Kosovës.
"Aleanca është e përkushtuar të sigurojë një ambient të paqes, stabilitetit, dhe të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës", e hapi konferencën për media Rasmussen duke theksuar ata kanë ardhur në Kosovë që të mbeshtesin ushtaret e KFOR.
Rasmussen shtoi se KFOR-i në veri të Kosovës është i vendosur për të siguruar lëvizjen e lirë dhe se Serbia edhe me politikanet e ri dhe qeverine e re duhet te jete faktor stabiliteti nese do antaresimin ne NATO dhe ne Bashkimin Evropian.
"Çështja e veriut duhet zgjidhur me bisedime politike dhe jo me dhunë" tha Rasmusen gjate 10 minutave te konferences per media.

Këshilli Veri-Atlantik është organi primar në vendimmarrjen politike brenda NATO-s, i cili përbëhet nga 28 përfaqësues të përhershëm të NATO-s nën udhëheqjen e Sekretarit të Përgjithshëm, Anders Fogh Rasmussen. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin