Rasmusen në Kosovë: NATO do ta
mbështesë marrëveshjen me Serbinë
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen deklaroi në Prishtinë se Aleanca do të jetë e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë për realizimin e marrëveshjes që është arritur në Bruksel.
KOSOVE - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen deklaroi në Prishtinë se Aleanca do të jetë e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë për realizimin e marrëveshjes që është arritur në Bruksel.
Këtë deklaratë ai e dha gjatë konferencës për shtyp në shtabin e KFOR-it, i shoqëruar nga kryeministri kosovar Hashim Thaçi. Zoti Rasmussen theksoi se KFOR do të ndihmojë në sigurimin e zbatimiit të marrëveshjes Kosovë-Serbi.
Mes të tjerash, marrëveshjen ai e vlerësoi si garanci për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Sipas tij, KFOR është i gatshëm për të garantuar siguri dhe gjithashtu të ndërhyjë në çfarëdo situate apo çfarëdo përpjekjeje për ta dëmtuar progresin e arritur deri më tani.
“Ne do të jemi të gatshëm që të ballafaqohemi me këdo që tenton të rrezikojë progresin e arritur me aq shumë përpjekje. Çdokush që tenton të rrezikojë arritjen mes dy palëve do të pengohet nga forcat e NATO-s në Kosovë”, deklaroi Rasmussen.
Ndërkohe, kryeministri Thaçi tha se Serbia duhet të vazhdojë të zbatojë marrëveshjen, sikurse Kosova që është e përkushtuar në këtë drejtim.
“Nga NATO, dhe KFOR në veçanti, ne presim ndihmë në implementimin e marrëveshje në praktikë. Kosova mban vizionin e NATO-s për një të ardhme ku Ballkani perëndimor është i integruar në strukturat e euroatlantike. Ne jemi dukendërtuar institucionet tona të sigurisë, prandaj duhet të ndërtojmë një suksese të përbashkët. Suksesi ynë është suksesi i NATO-s”, deklaroi Thaçi.
I pyetur nga gazetarët rreth rolit të FSK-së dhe mundësisë se saj që në të ardhmën të shndërrohet në ushtri, sekretari i përgjithshëm i NATO-s tha se, FSK do të vazhdojë edhe më tej me funksion të njëjtë si deri me tani.
Marrë nga Top Channel
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
39.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
10.4%
Vota total: 7082
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Balla mbërrin në Shëngjin: Zjarrvënia nuk është e qëllimshme! Jemi në kontakte me KFOR për të marrë helikopterët e tyre
30 Korrik, 20:15
-
Miratimi i ndryshimeve në qeveri, Basha: Deputetët e PD, shfaqje të dala boje! Teatri i sotëm ana tjetër e medaljes së pazarit Rama-Berisha
30 Korrik, 20:12
-
Niveli më i ulët historik, euro po këmbehet me 100.23 lekë, BSH: Bizneset duhet të përshtaten me normalitetin e ri
30 Korrik, 20:01
-
Spahiu godet aleancat e Berishës: Ti lësh grekëve Himarën, është sikur Albin Kurti ti lërë serbëve Mitrovicën
30 Korrik, 19:41
-
VIDEO/ Ikni, o çfarë katastrofe! Momenti kur zjarri rrezikon jetën e zjarrfikësve! Momentet dramatike tek Rana e Hedhun
30 Korrik, 19:41
-
Spahiu: Berisha gënjeu për paktin me Ramën/ Gjykata Kushtetuese kërkoi lista të hapura! Ata të dy i mbyllën
30 Korrik, 19:35
-
Aktivizohet një vatër zjarri në fshatin Guras në Pogradec, forcat zjarrfikëse dhe banorët 'në luftë' me flakët
30 Korrik, 19:27
-
Shpërthen Spahiu: Pas fushatës antishqiptare me plazhe bosh, e njëjta “dorë” po i vë zjarrin bregdetit
30 Korrik, 19:21
-
Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Apeli kthen për rigjykim çështjen e Kristian Boçit e 6 të tjerëve
30 Korrik, 19:01
-
VIDEO/ Dy avionë canadair nga Italia në Shëngjin, ndërhyjnë për të shuar flakët! Momenti kur furnizohen me ujë në Adriatik
30 Korrik, 19:00
-
Zjarri në Shëngjin, OSHEE stakon energjinë elektrike tek Rana e Hedhun
30 Korrik, 18:55
-
Deputeti opozitar përdhos parlamentin, vendos këmbët mbi tavolinë teksa pritej të votohej për kryeparlamentaren
30 Korrik, 18:48