Rasmussen kërkon zbatimin e
marrëveshjes nga Kosova

Rasmussen kërkon zbatimin e<br />marrëveshjes nga Kosova
BRUKSEL- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen u shpreh se nga Kosova, është kthyer me përshtypje pozitive. “Kosovën e kam vizituar shumë herë, por, çfarë kam parë dje ishte përparim i qartë në terren dhe ndjenja e opitmizmit tek njerëzit”, ka deklaruar shefi i NATO-s para gazetarëve në Bruksel.

Ai theksoi se ka parë përparim në situatën e sigurisë e cila sipas Ramsusenit është e qetë dhe stabile ndërsa meritor për këtë i konsideron autoritete lokale që janë në gjendje të mbajnë rendin dhe ligjin dhe sigurojnë objektet kulturore dhe fetare.

Njeriu i parë i Aleancës Veriatlantike kërkon, siç u shpreh implementimin konkret dhe koherent të marrëveshjes për normalizimin e raporteve në mes të Kosovës e Serbisë, ndërsa premton se edhe KFOR-i do ndihmojë në këtë proces.

Duke iu referuar dialogut politik në mes të Prishtinës e Beogradit, Anders Fog Rasmusen konsideron se ky proces paraqet shanse për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Me këtë rast ai bëri thirrje liderëve të të gjithë vendeve në rajon që të shfrytëzojnë rastin e dhënë dhe te angazhohen për të drejtuar shtet e tyre kah integrimet euroatlantike.

Marrë nga "RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri