NATO-ja do të dërgojë mijëra ushtarë sa më shpejt në Evropën Lindore, që të jenë më të dukshëm dhe të godasin fuqishëm nëse është e nevojshme, premtoi sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Anders Fogh Rasmussen.
Të 28 krerët e shteteve të Aleancës do të miratojnë gjatë mbledhjes së të enjtes dhe të premtes një plan të shpejtë, si përgjigje ndaj sjelljes së Rusisë në krizën ukrainase, e konsideruar si një kërcënim i drejtpërdrejtë nga aleatët që kanë kufij të përbashkët me këtë vend (Vendet balltike, Polonia, Rumania, dhe Bullgaria).
"Me mijëra ushtarë, të mbështetur nga trupa speciale, do të vendosen brenda pak ditësh. Kjo do të përbëjë një prani më të dukshme të NATO-s në Evropën Lindore. Ata do të qëndrojnë aq kohë sa do të jetë e nevojshme", theksoi Rasmussen.
"Gjithashtu do të shqyrtojmë mundësinë për përmirësimin e infrastrukturave kombëtare si aeroportet dhe portet. Do të mbledhim dhe shkëmbejmë informacione, do të përmirësojme planet e mbrojtjes si dhe do te zhvillojme manovra në sa më shumë rajone", vazhdoi ai./ATSH/
/Shqiptarja.com