Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, akuzoi dje Rusinë se nuk ka bër asnjë gjest për të mundësuar paqen në Ukrainë, gjatë një konference për shtyp në Newport, ku po zhvillohet mbledhja e Aleancës.
"Rusia lufton kundër Ukrainës, në Ukrainë. Trupat dhe tanket ruse sulmojnë forcat ukrainase. Dhe tani na flet për paqe, Rusia nuk ka bërë asnjë gjest për të mundësuar paqen", deklaroi Rasmussen në përfundim të një mbledhje të komisionit mes NATO-s dhe Ukrainës.
"Rusia ka grumbulluar në kufirin e saj me Ukrainën trupa dhe materiale më të shumta nga gjithçka kemi parë deri tani, që prej fillimit të krizës që ka përballur Kievin me separatistët prorusë", konfirmoi dje Pentagoni.
"Duke përmendur pjesët e artilerisë, sistemet e mbrojtjes antiajrore dhe më shumë se 10 000 trupa të vendosur në krahun rus të kufirit", koloneli Steven Warren, zëdhënësi i Ministrisë amerikane të Mbrojtjes, shprehu shqetësimin e thellë të Uashingtonit.
Ndërkohë që presidenti ukrainas, Petro Poroshenko njoftoi se një plan për një armëpushim në lindjen separatiste të Ukrainës do të nënshkruhe sot, një progres vendimtar në zgjidhjen e konfliktit, që rebelët janë shprehur të gatshëm për ta pranuar./ATSH/
/Shqiptarja.com