Rastësi apo e qëllimshme? Messi mungon në videon e re të Champions League

UEFA Champions League ka publikuar një video për rifillimin e sezonit të ri, por duket se mungon ylli i PSG, Lionel Messi. Nuk dihet nëse momentet që janë zgjedhur për klipin janë të rastësishme apo jo. Me himnin e saj ikonik që dëgjohet në sfond, në videon prej 40 sekondash shfaqen lojtarët ndërsa klipi do të përdoret si hyrje përpara se të fillojë mbulimi i ndeshjeve të Champions League këtë sezon.Argjentinasi Leo Messi ka ndezur Champions League për vite me radhë ndërsa nuk dihet arsyeja e përjashtimit të këtij viti nga klipi.

Në mesin e lojtarëve që shfaqen, është një tjetër lojtar i PSG, Kylian Mbappe, Mo Salah i Liverpool-it gjithashtu mund të shihet duke bërë një pasim me mjeshtëri në Anfield. Emra të tjerë janë Robert Leëandoëski, Kai Havertz dhe Antoine Griezmann.

Padiskutim ndeshja për të mos u humbur sonte është Paris SG-Juventus në orën 21:00, me francezët që e nisin si një nga pretendentët kryesorë për marrjen e trofeut me vëshë të mëdhenj. Deri më tani duket se trajneri Gatlier i ka futur në shina Messi-n, Neymar dhe Mbappe, ndërsa Juventus për këtë ndeshje të parë do vuajë mungesat e Pogba-s, Di Marias dhe Chiesa-s, ndërsa edhe Bonucci s’është në formë. Allegri e ka cilësuar Paris SG si kundërshtarin më të fortë të mundshëm dhe pretendentin kryesor për trofeun.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Tipologji e re e turizmit në Shqipëri', eksperti: Vijnë shumë të rinj! Jo për plazhe por për ture, Gjirokastra nga më të preferuarit

'Tipologji e re e turizmit në Shqipëri', eksperti: Vijnë shumë të rinj! Jo për plazhe por për ture, Gjirokastra nga më të preferuarit