Rastësi ose jo, fanella e zezë i ka sjellë fat Kombëtares në tre sukseset historike

Rastësi ose jo, fanella e zezë i ka sjellë fat Kombëtares në tre sukseset historike

Festa e Kombëtares

Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi dje 1-1 kundër Moldavisë në transfertë dhe zyrtarisht kuqezinjtë janë në fazën finale të Europianit 2024, që do zhvillohet verën që vjen në Gjermani. Minuta e 25-të ishte deçizive për tanët, që me sulmuesin kavajas Sokol Cikalleshi shënuan nga 11 metërshi i fituar prej Seferit.

Në transfertën e djeshme drejtuesit zgjodhën që ekipi të vishte fanellën e tretë, atë të zezë. Pikërisht kjo uniformë ka shënjuar tanët në tre sukseset historike që mbahen mend nga të gjithë tifozët.

Si fillim le të ndalemi te 11 tetori i 2015, kur fitorja 0-3 në Armeni na dha të drejtën që për herë të parë të luanim në fazën finale të një Europiani, pikërisht "Francë 2016". Autogoli i Kamo Hovhannisyan në minutën e nëntë, goli i Gjimshitit në të 23' dhe Sadiku në minutën e 76 vulosnin fitoren që na dërgoi në Europian për herë të parë. Ishte fanella e zezë e veshur në atë takim.

Kombëtarja feston suksesin në Armeni, 11 tetor 2015

Pas kalimit në finalet e "Francë 2016", tanët humbën dy ndeshjet e para me Zvicrën (1-0) dhe Francën (2-0). Kundër helvetëve ne vishnim fanellën kuqezi, ndërsa kundër vendasve atë të bardhë. Në ndeshjen e tretë, fituar 1-0 kundër Rumanisë me gol të Sadikut. Shqipëria kishte veshur uniformën e zezë.

Shqipëri 1-0 Rumani, 19 qershor 2016 - Euro 2016

Edhe në suksesin e fundit historik, atë barazim 1-1 kundër Moldavisë në transfertë, që na dha të drejtëm për "Gjermani 2024", ekipi ishte veshur me uniformën e tretë, atë të zezë. Besëtytni apo jo, e zeza i ka sjellë fat Kombëtares.

Moldavi 1-1 Shqipëri, festa e tanëve. 17 nëntor 2023

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura