Rastësisht në një maternitet,  një
Romeo e Juliet të kohërave moderne

Rastësisht në një maternitet,  një<br />Romeo e Juliet të kohërave moderne
“Rilind” historia e dashurisë më të famshme, Romeo dhe Juliet.
 
Dy familje të cilët nuk ishin takuar asnjëherë me njëri – tjerin sollën në jetë një djalë dhe një vajzë.  Dy bebe të lindura në të njëjtën ditë, në dhoma shumë pranë, dhe prindër që rastësisht e gjeten veten pas çiftit më të famshëm të historisë. Një mini Romeo dhe Juliet erdhën në këtë botë duke mbartur pas vetes një rastësi shumë të bukur. 
 
Ata nuk e kishin aspak idenë se si mund t’ia kishte vendosur emrin fëmija “komshiu” i tyre. Ishte fotografja Cassie Clayshulte e cila e kishte vërë re këtë detaj, pasi kishte postuar fotografitë në faqen e saj në Facebbok.
 
Romelo erdhi në jetë rreth orën 02: 06 të darkës. Prindërit e tij Morgan and Edwin Hernandez, pasi ishin vënë në dijeni për rastësinë që kishte ndodhur në maternitet, u shprehen se zgjodhën këtë emër jo për shkak të personazhit të famshëm, por sepse e donin realisht shumë që fëmija e tyre të quhej Romeo.
 
E ndërsa Juliet, u soll në jetë pas 18 orës nga Christiana and Allan Shifflett. Ata kishin zgjedhur pikërisht këtë emër për vajzën e tyre pasi e donin shumë që emri i saj të niste me “J”, si vëllai i saj Johan.
 
Të nisur nga karakteristika psikologjike të  emrit Juliet” që prindërit e rinj kishin parë në TV vendosën pikërisht këtë emër.
 
Çifti duke bërë shaka shprehen se i kanë bërë gati që tani planet për martesën e ardhshme të fëmijëve të tyre për të ringjallur edhe një herë historinë më të bukur të dashurisë dhe fotografja u shpreh totalisht e gatshme që albumin e martesës së tyre ta bënte pikërisht ajo. 

[gallery]21557[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Kombëtarja rikthehet në stërvitje, Sylvinho merr lajme të mira nga infermieria

Kombëtarja rikthehet në stërvitje, Sylvinho merr lajme të mira nga infermieria