Rastet e kancerit, QSUT
20 mijë biopsi në një vit

Rastet e kancerit, QSUT<br />20 mijë biopsi në një vit
TIRANE- Sëmundjet tumorale nga viti në vit po shënojnë një numër në rritje dhe për këtë arsye si mjekët onkologë por edhe ata të pavijoneve të tjera në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” kërkojnë kryerjen e biopsisë. Vetëm gjatë vitit të kaluar në Laboratorin e Anatomisë Patologjike janë kryer rreth 20 mijë ekzaminime të tilla, ndërkohë që për mjekët e rëndësishme tashmë është edhe furnizimi me materiale ekzaminuese përveç aparaturave që ekzistojnë dhe janë të një teknologjie të lartë.

Shefi i këtij laboratori, Meh’di Alimehmeti gjatë Konferencës së Tretë Kombëtare ka theksuar se hasen me probleme nga më të ndryshmet duke filluar që nga cilësia e formalinës që duhet të ruajë materialin e deri tek sasia që dërgohet për ekzaminime, që përcakton edhe diagnozën. “Materialet na vijnë ose me fiziologjik, ose me formalinë jo të përshtatshme për të mos thënë se nuk kemi formalinë e cila duhet të jetë që në pavijone e klinika.

Është e mira që kampionimi i biopsive, siç janë nodulat e tiroideve apo të prostatës duhet që e gjithë masa të jetë e kampionizuar, pasi e dimë të gjithë se ekzistojnë edhe mikrokacinoma. Por ne këtu në Shqipëri nuk e fusim të gjithë materialin në proces ekzaminimi për arsye ekonomike. Po kështu, kemi edhe mungesë të ngjyruesve automatikë” thekson Alimehmeti. Ndërkohë gjatë konferencës u theksua edhe mungesa e autopsive, për rastet e pacientëve të cilët humbin jetën në spital. Sipas të dhënave rezulton se para viteve ‘90 kryheshin rreth 600 autopsi gjatë një viti, ndërkohë që sot nuk ka asnjë të tillë.

Mjekët po ashtu kërkojnë që depistimet e ndërmarra deri tani, të mos mbeten vetëm shifra të shërbejnë për të analizuar situatën e sëmundshmërisë në vendin tonë, por të shkohet deri në ndjekje të rastit dhe sëmundshmërisë. “Është shumë i rëndësishëm vlerësimi i rezultateve të një depistimi. Pra u bë ky depistim por çfarë arritjesh dha ai, kush janë indikatorët e përformancës, çfarë impakti ka dhe kush është efektiviteti” thekson Majlinda Ikonomi, mjeke e onkologe në QSUT. Deklaratat janë bërë gjatë Konferencës së III-të Kombëtare të Anatomisë Patologjike.
 
Shkrimi u publikua sot (23.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)