Subjektet fizikë e juridikë, që janë gjobitur në periudhën e përmendur në këtë Udhëzim, duhet të kenë parasysh se, në përputhje me ligjin për faljen e “gjobave elektorale”, të miratuar tashmë nga Kuvendi dhe që është në fuqi, nuk falen, pasi nuk janë objekt i faljes, pavarësisht datës apo periudhës në të cilën janë vlerësuar apo i përkasin: tatimi ose kontributi i detyrueshëm i sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore; kamatëvonesa, pjesë e detyrimit tatimor dhe gjobat për pagesë të vonuar ose gjobat për dorëzim të vonuar të deklaratës që llogariten dhe vlerësohen automatikisht nga sistemi informatik i tatimeve për deklaratën ose tatimin apo kontributin përkatës për shkelje të dispozitave të ligjit për procedurat tatimore.