Rastet, sëmundjet e zëmrës
shkak për 3500 vdekje në vit

Rastet, sëmundjet e zëmrës<br />shkak për 3500 vdekje në vit
Sëmundjet kardiovaskulare në Shqipëri po zënë vendin e parë përsa i përket vdekshmërisë. Bazuar në të dhënat nga Instituti i Shëndetit Publik, nga 200 vdekje në vitin 1991 nga këto sëmundje ato kanë shkuar në rreth 3500 vdekje gjatë vitit të fundit. Megjithëse vdekjet nga këto sëmundje janë pothuajse njësoj midis të dyja gjinive, sipas OBSH, sëmundjet e zemrës janë vrasësi numri një i grave në botë, duke shkaktuar vdekje tek 1 në 3 femra, sidomos gratë mbas menopauzës.

Stresi konsiderohet si një ndër faktorët më vrastarë mes atyre të njohur tashme si dhe  hipertensioni, diabeti, etj. Por faktorë të tjerë që ndikojnë janë edhe dietat ushqimore si dhe përdorimi i duhanit. Prof.  Anesti Kondili thotë se stresi po kafshon zemrën ndërsa sëmundjet kardiovaskulare po prekin gjithnjë e më shumë edhe të rinjtë.

“Sëmundjet kardiovaskulare sëmurin të gjitha moshat, si fëmijët ashtu edhe të moshuarit, si meshkujt edhe femrat, me banim në zonat urbane apo rurale. Risku i vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare rritet me rritjen e moshës, dhe arrin kulmin rreth moshës 65 vjeç. Por, sot një problem shqetësues për ne është se sëmundjet e zemrës po prekin masivisht edhe moshat e reja”-ka nënvizuar kardiologu.

Sa i takon nivelit të vdekshmërisë në vendin tonë gratë vdesin më shumë nga sëmundjet e enëve të gjakut të trurit në masën 38.3 për qind, ndërsa burrat vdesin më shumë nga sëmundja ishemike e zemrës në masën 32.4 për qind.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024