Rasti Dehari, parlamenti zhvillon
seancë të jashtëzakonshme

Rasti Dehari, parlamenti zhvillon<br />seancë të jashtëzakonshme
Parlamenti i Kosovës ka aprovuar mbrëmjen e sotme kërkesën e Partisë Demokratike, e cila kërkon mbështetjen e qeverisë në rast se familjarët e Astrit Deharit kërkojnë që të zhvillohet një hetim  për çështjen jashtë vendit.

Në seancën e zhvilluar, nuk kanë munguar as akuzat mes opozitës dhe shumicës, ku opozita akuzon pushtetin dhe deputetët e shumicës kanë akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se është duke kërkuar të përfitojë politikisht nga ky rast.

Astrit Dehari, ndërroi jetë në paraburgimin e qytetit të Prizrenit. Sipas autoriteteve Dehari kishte vrarë veten duke bllokuar rrugët e frymëmarrjes, version ky që nuk është pranuar nga familja dhe Lëvizja Vetëvendosja.

Dy ekspertë të pavarur, të angazhuar nga vetë familja kanë kryer autopsinë dhe kanë dalë në përfundimin se Dehari ka ndërruar jetë si pasojë e një bllokimi të dhunshëm të rrugëve të frymëmarrjes.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni