Rasti Flamur Noka, “katër apartamente për shkak të detyrës”!

Rasti Flamur Noka, “katër apartamente për shkak të detyrës”!

Foto ilustruese

Dy vëllezërit e Flamur Nokës, njëri me banim në Belgjikë dhe tjetri në Tiranë, gruaja e vëllait në Belgjikë dhe motra me banim në Kamëz, kanë marrë katër apartamente në Sarandë, pronë e Entit Kombëtar të Banesave, ndërkohë që Flamur Noka ka qenë Kryetar i Bordit të Entit Kombëtar të Banesave.

Për të mos e hetuar këtë skandal Adriatik Llalla, ka marrë aty dhe Shkëlqim Beshiri, i cili ka aq shumë apartamente sa nuk i hyjnë në punë dhe duket që e ka bërë këtë si traditë që u merr përsipër prona të tjerëve, kryesisht fëmijëve të Berishës. E njëjtë si kjo histori, me deklarata verbale nga njerëz të Kryegjashatës Botërore, është dhe historia e 30 hektarëve tokë në Ksamil që figurojnë në emër të tij, falë kontirbutit që dha djali dhe vajza e Berishës që çështja të zgjidhej ashtu si u zgjidh.

Por kjo është çështje më vete për të cilën ekziston denoncimi i një prej klerikëve bektashianë nga Përmeti dhe është në dosjen që duhet të gjykohet. Ka dhe njerëz të tjerë të afërt me vajzën e Berishës dhe studion  e saj, tek historia e pallatit në Sarandë,  por duket se ata janë aty për të mos qenë vetëm Flamuri i bërë pis.

Të kthehemi tek rasti i Flamur Nokës.

E di që shumë vetë, me kaq shumë miliona sa vidhen në këtë vend, mund ti duken pak katër apartamente për shkak të detyrës, por fenomeni është kapje klasike e shtetit dhe shpërdorim i detyrës zyrtare në interes të rrethit familjar. Kaq janë gjithë njerëzit e Flamur Nokës. Ata janë tre vëllezër dhe një motër dhe Flamuri ka marrë katër apartamente. Kunata nga Belgjika në fakt e ka marrë për llogari të Flamurit, pasi kishin menduar ti kalonin bashkë pushimet si familje.

Ky njeri që nuk ka lënë njeri pa linçuar në administratën e Berishës, si gjobaxhi dhe servil i Sali Berishës, ka kaluar për kaq vite “sitën” e kontrollit të pasurive dhe askush nuk ia ka kapur këtë skandal. Gazeta “TemA” e ka shkruar qysh në vitin 2009, dhe e ka përsëritur disa herë dhe tani po boton dhe kontratat, por nuk ka lëvizur njeri.

Prokuria e Përgjithshme, nuk mund të ketë rast më klasik për abuzimin me një detyrë formale të një zyrtari të shtetit shqiptar se kjo.

D.m.th ky Entin Kombëtar të Banesave, ka pasur nën kontroll dhe shikoni çfarë ka bërë. Ka marrë katër apartamente. Pastaj sapo u bë Ministër i Brendshëm kaloi nga i pastrehë tek pallati tek Liqeni Artificial, komshi me Zenin ku është katër mijë euro metri katror, plus të tjerat që i ka të padeklaruara.

I njëjti person, u përball me një dosje tërësisht të ndëshkueshme, për mos deklarim të ndalimit nga policia serbe në vitin 1991 dhe pranimet e tij para policisë shqiptare për ofertën për të qenë bashkëpuntor i UDB, të gjitha të deklaruara me gojën e vet. Adriatik Llalla ja mbylli dosjen, ndërkohë që ajo është flagrante pasi ka shmangur deklaratën në formular, ndërkohë që vetë ka deklaruar të njëjtën gjë para policisë shqiptare.

Për kaq u hoq nga lista Aqif Rakipi, Shkëlqim Selami dhe deputeti i LSI-së së Beratit. Jo se vepra  e tyre përbënte krim të penalizueshëm, por se nuk e kishin deklaruar.

Ndërsa Flamur Nokës ju mbyll hetimi.

Ky është rasti të rihapet dosja e tij, të kalojë në “sitë” gjithë pasuria dhe pse jo të rihapet çështja e mos deklarimit të tij në formularin e dekriminalizimit, se është rikthyer në Shqipëri nga policia serbe pasi i është bërë oferta për bashkëpuntor të UDB për të cilën nuk kemi asnjë dëshmi që nuk e ka pranuar dhe nuk ka vepruar. Se edhe që një një budalla i tillë, të depërtonte deri në krye të shtetit, nuk shpjegohet pa atë firmë.

Por deri tek ajo ka kohë. Arta Marku ka në dorë një dosje të plotë të abuzimit të tij me detyrën. Nëse nuk e gjen dot, ja çoj unë fotokopjen nesër në zyrë. Mirë është të fillojë të veprojë, që të mos ngjajë me Lallën në këtë pikë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gerxho: 03/04/2018 00:53

    MOS U LODHNI KOT NUK VOTON ME POPULLI PER ED RAMEN VOTIMET JANE TE HUMBURA NE KUKES DHE ATA PAK SOCJALISTE QE ISHIN I GRISEN TESTAT E PARTISE SE RAMES SHIHEM NE VOTIME

    Përgjigju
  • Uhhhaaaaaaahaaaa: 03/04/2018 00:49

    Militantet e partise RADIKALE te ed Rames ne veprim pa kuptuar idjotizmat dhe paaftesija politike qe ka shefi piktor

    Përgjigju
  • Highlanderi: 30/03/2018 18:27

    Flamuri bisht kavalli, pse jo dhe zoggomari

    Përgjigju
  • Hahahahahaaaaaaaaaaaaaa: 30/03/2018 16:42

    Figura me simpatike e PD, natyrsiht si b......

    Përgjigju
  • Flamuri pa bisht: 30/03/2018 15:18

    Pervec kryemafjozit Berisha,te degjeneruarit te videos 7%,te personit pa identitet tavarish Lylit,paska bere namin me kryerjen e detyres "ne menyre shembullore" dhe Noka i UDB-se,qe budalla apo zog gamori arriti me urdher te agjentures serbe dhe te vete Nonose,Berishovicit, te behet deri minister i brendshem i shqiperise! Minister i brendshem,duke kaluar ne doren e tij gjithe sekretet e shtetit shqiptar.Dhe te kujt! Te idiotit te lindur Noka,i cili ka deklaruar dhe ka shkruajtur te zeze ne te bardhe se ka kaluar kufirin me serbine dhe i kane kerkuar te punoje per UDB-ne.Pranoi,s'pranoi? Kush e di kete vec atij dhe atyre qe i kane marre firmen? Shiko cfare shteti jemi ne! E dime kete,shkruhet ne shtyp,diskutohet e akuzohet publikisht ne parlament e jashte tij dhe per cudine e te gjitheve ai eshte dhe sot i pashqetesuar nga prokuroria dhe del e hyn ne parlament serbes serbes,duke i thene te gjitheve "c'me hani mune" dhe me aq sa ka ne dore duke u kundervene ndaj atyre qe e akuzojne.Dhe pervec kesaj ka marre ne menyre te paligjeshme aq apartamente e prona sa i ka dashur qejfi.Mire me llallen qe e dime se do ja mbyllte te gjitha PROBLEMET E DOSJET ,SEPSE ASHTU DONTE bERISHOVICI E udb-JA,po tani qe llalla i ka kthyer patkojte nga dielli dhe ka hallin e tij me drejtesine,c'do behet me dosjet e tij? Do vazhdoje akoma ky kulish i UDB-se te jete deputet e te mos e caje fare per ligjet e ketij vendi?A ka bythe te rrije kjo?Zonja Marku do merret me kete kerme me fytyre njeriu,mutin pas kepuces se Berishes e Lylit?!!!!Po deputetet e shumices pse nuk e diskutojne kete problem ne parlament?!!!Aqif Rakipi u largua nga parlamenti per hic gje,ne raport me kete klloun cirku te Berishes e peshqesh pa para te PD-se,apo ky nuk eshte thjesht nje deputet,eshte njeri nga mosketjeret-kamikaze dhe "agjent" i Berishes e te tavarish Lylit dhe do vazhdoje te jete i paprekshem si dhe ata vete.Por deri kur?Zoti Lu e di kete gje,zonja Vlahutin gjithashtu?!!!

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 30/03/2018 09:07

    Shikoni mor njerëz të dashur dhe flamuri pa bisht sa ka grabitur dhe në parlament lef pa pushim po mir e bëjn kur kan gjetur një popull budalla që i lejon të shijn .imagjinono tju vjedhi dhe një idjot si flamur gomari vesh gjat.

    Përgjigju
  • Tirona: 30/03/2018 07:36

    Shiko shiko Muli dhe spiun dhe hajdut .Kot stha burri huj kan mor prona dhe ata qe zdin not skan pa det me sy.

    Përgjigju
  • Eri: 30/03/2018 07:23

    Nisni proces penal per shperdorim detyre dhe beni konfiskimin e pronave te marra padrejtesisht nga familjare dhe njerez te tjere pa lidhje me qellimin pse jane ngritur ato pallate. Rast flagrant ku parate e shqiptareve shkojne per te bere pallate per pushtetaret dhe familjaret e tyre. Mul spiuni duhet te jap llogari.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 29/03/2018 21:40

    Muli sivllai gamorit por na doli i zgjuar loku.

    Përgjigju
    • anonim: 30/03/2018 16:35

      Ky gangster politik duhet nxjerr zvarre nga parlamenti se ben garipin ,ky qenka pjese e bandës se hajduteve te pd qe nuk vijnë dot ne pushtet as ne 2025 sepse e kane mare rrugën e mutit qysh se u bashkuan ne çizmeparticken e baxhelles

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë