Rasti i parë me COVID në Korenë e Veriut, Kim Jong-un urdhëron mbylljen e vendit

Rasti i parë me COVID në Korenë e Veriut, Kim Jong-un urdhëron mbylljen e vendit

Kim Jong-un

Koreja e Veriut konfirmoi rastin e parë të vendit Covid-19 dhe shpalli një "urgjencë serioze kombëtare". Kim Jong-un urdhëroi një bllokim për të gjitha qytetet në vend si dhe ka urdhëruar kontrolle edhe më të rrepta në kufij, të blinduar që nga fillimi i pandemisë dhe bllokim në shkallë kombëtare, duke u bërë thirrje bashkëqytetarëve “të bllokojnë plotësisht përhapjen e virusit në të gjitha qytetet dhe qarqet e vendit”. Të gjitha aktivitetet tregtare dhe prodhuese do të organizohen në mënyrë që çdo njësi pune të jetë e “izoluar” për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Mostrat e marra nga pacientët me ethe në kryeqytetin Pyongyang ishin "konsistente" me variantin shumë të transmetueshëm Omicron, njoftoi agjencia zyrtare KCNA. Zyrtarët e lartë, përfshirë liderin, mbajtën një takim urgjent për të diskutuar veprimet që duhen ndërmarrë kundër krizës. Kim tha në takim se "qëllimi është eliminimi i rrënjës së virusit në periudhën më të shkurtër kohore", duke siguruar se vendi "me siguri do t'i kapërcejë vështirësitë".

Pas konfirmimit të shpërthimit të parë të Covid në Phenian, një ofertë ndihme erdhi nga Koreja e Jugut, e cila shprehu gatishmërinë e saj për të ofruar ndihmë.

Deri më tani, Koreja e Veriut ka mohuar gjithmonë të ketë pasur raste të Covid, duke kundërshtuar qëndrimet e SHBA-së, Koresë së Jugut, Japonisë dhe vendeve të tjera, duke refuzuar vaksinat e huaja, madje edhe ato të planifikuara tashmë nga Covax, program i mbështetur nga 'Organizata Botërore e Shëndetësisë . Për OBSH-në, nga 3 janari 2020 deri më 11 maj 2022, Veriu kishte "zero raste të konfirmuara të Covid-19 dhe zero vdekje".

Në gusht 2020, Koreja e Veriut tha se po ndiqte zhvillimin e një vaksine kundër virusit, pa dhënë asnjë informacion tjetër. Por çdo shpërthim i Covid-19 në vend mund të jetë potencialisht shkatërrues për shkak të një sistemi të vjetëruar dhe inekzistent të kujdesit shëndetësor në zonat më të largëta rurale. Prandaj dora e shtrirë e Seulit, i cili ka norma të larta vaksinimi dhe kohët e fundit ka lehtësuar pothuajse të gjitha kufizimet me rastet që kanë rënë pas niveleve rekord në mars.

E.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Theu masën e arrestit të shtëpisë, shpallet në kërkim 47 vjeçari nga Fieri

Theu masën e arrestit të shtëpisë, shpallet në kërkim 47 vjeçari nga Fieri