Rasti i parë me linë e majmunit në Kosovë, ISHP: Në Shqipëri nuk kemi asnjë rast të dyshuar

Rasti i parë me linë e majmunit në Kosovë, ISHP: Në Shqipëri nuk kemi asnjë rast të dyshuar

Vaksina kundër lisë së majmunit

Pas konfirmimit të rastit të parë në Kosovë Instituti i Shëndetit Publik në vendin tonë ka thënë se deri më tani në Shqipëri nuk ka asnjë rast të dyshuar.

Në një deklaratë për mediat zëvendësdrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku thotë se vigjilenca është rritur dhe mjekëve të familjes u janë dhënë udhëzimet përkatëse.

“Jemi njoftuar për rastin e konfirmuar në Kosovë. Është një rast i importuar që do të thotë se personi nuk është infektuar në Kosovë, por në Afrikën Perëndimore. Kjo nuk do të thotë që të flemë mbi dafina, por do të vazhdojmë punën tonë për parandalimin dhe sensibilizmin në radhë të parë të bluzave të bardha. Sigurisht kemi rritur masat e survejancës së sëmundjeve infektive, janë sensibilizuar, është shpërndarë përcaktimi i rastit. Nuk kemi rast të konfirmuar. Nuk kemi rast të dyshuar në Shqipëri", shprehet Dritan Ulqinaku.

Megjithë këtë as Shqipëria nuk është imune nga kjo sëmundje infektive,  por mjekët thonë se nuk ka vend për panik. Lija e majmunit përhapet përmes kontaktit të ngushtë me personin e infektuar dhe raporteve intime.  Ngjason me variçelën  dhe  diagonza vendoset  përmes analizës  laboratorike.

“Nuk jemi imun. Nuk është infeksion që përhapet në rrugë aerogene. Është një infeksion që përhapet me kontakt të ngushtë, me marrëdhënie seksuale dhe kontakt me lëkurën e personit të infektuar.  Pra nuk presim nëse do të kemi një rast të konfirmuar në Shqipëri në ditë në vijim. nuk presim të  ketë përhapje të madhe, besoj do arrijmë në gjendje ta lokalizojmë, të sensibilizojmë  nëse do kemi rast të mundshëm.

Padiskutim që diagonza diferenciale nuk është e lehtë. Është laboratori që na ndihmon. Nëse do të kemi ndonjë rast që mund të rezultojë pozitiv kemi vaksina për bluzat e bardha dhe personat e kontaktit”, shtoi ai.

Krahas temperatures, skuqjes dhe flluskave në trup, lia e majmunit shkakton edhe fryrje të nyjeve limfatike. Në  95% të rasteve  mjekët thonë se kalon pa probleme.

“Veçantia janë lezionet në lëkurë, ka temperaturë subfebrile, kemi puçrra të cilat janë në forma të qelbit që mund të çahen dhe keto mund të infektojnë të tjerët me prekje. Klinika shpesh herë  është e lehtë. Në 100 raste në 95% kalon pa probleme ndërsa 5% do të dojë ndihmë më të specializuar spitalore”, përfundoi Ulqinaku.

Organizata Botërore e Shëndetësisë  ka shpallur emergjencën shëndetësore globale  nga lija e majmunit dhe aktualisht sëmundja është përhapur në 122 vende.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Diplomacia e Xhelalit: Mziu i bën tag Donald Trumpit me shpresë se e shikon Berisha dhe e vendos kandidat

Diplomacia e Xhelalit: Mziu i bën tag Donald Trumpit me shpresë se e shikon Berisha dhe e vendos kandidat