Për herë të parë, Gjirokastra ka shënuar rastin e parë me COVID-19. Gazetari i Report Tv, Piro Nase raporton se ky rast është i importuar nga kryeqyteti, ku 47-vjeçari ka qenë i shtruar në QSUT, ku dhe mendohet të jetë infektuar. Mësohet se u është marrë tamponi familjarëve dhe rasteve të kontaktit që ka pasur 47-vjeçari, pasi duke qenë se nuk kishte shfaqur simptoma menjëherë ai ka lëvizur i lirë në qytet.


Lajmi kryesor:

Rekord të infektuarish/ 48 raste të reja me COVID-i, shërohen vetëm 5 pacientë! Rritet numri i të shtruarve në spital, shënohet rasti i parë në Gjirokastër