Rasti i Xhisielës, Grida Duma: Djali i deputetit duhet të ishte në burg, e mbron Rama

Partia Demokratike reagon sërish për rastin e Xhisiela Malokut. Në foltoren e silisë blu doli sot deputetja Grida Duma e cila deklaroi se Xhisiela po kërcënohet edhe pas asaj që i ndodhi. Ajo thotë se për ngjarjen duhet të ishte rtashmë pas hekurave djali i deputetit socialist, Rexhep Rraja

“Në 48 orët e fundit shqiptarët po ndjekin se si një jetë njerëzore mund të shkelet, dhunohet, coptohet dhe të vritet natën e të  vajtohet ditën nga pushteti. Në këto 48 orë nuk ka nënë, grua apo prind që  nuk po ndjek këtë sagë mafioze ngjarjesh dhe mos të kuptojë sa të pambrojtur janë përballë pushtetit politik dhe  padrejtësisë. Djali i një deputeti që përdhunon, rreh dhe djeg me cigare në mish sipas dëshmisë së saj poston foto me armë dhe simbole me hashash dhe mbetet i lirë. Ky rast është vetëm maja e një ajsbergu që e në pjesën tjetër fsheh krime më të rënda të pazbuluara.

Deputetja e PD, Grida Duma

Duma thotë se djali i deputetit të PS0së mbrohet nga kryeminsti.

Përdhunimi dhe rrahja e vajzës nga Nikla është një provë e veprimit të  pushtetit mafioz. Në dhunimin e vajzës janë përfshirë, një djalë deputeti, efektivë policie dhe rangu më i lartë i politikës që sipas dëshmive fsheh dhe kërcënon të vërtetën. Fshehja e kësaj dhune është e një implikimi të lartë;  shpjegohet vetëm me mbrojtjen e plotë të  kryeministrit. Pa bekimin e kryeministrit sot deputetët nën akuzë do të kishin dhënë dorëheqjen, do ishte arrestuar djali dhunues do ishte mbrojtur një viktimë. Heshtja e plotë e Kryeministrit për një ngjarje që ka tronditur mbarë shqiptarët është prova e plotë e përfshirjes së tij. Heshtja e plotë e Edi Ramës edhe nëse do të shfaqej me lot krokodili është provë e plotë që ai as për show nuk ka mundësi të reagojë sepse cilido reagim do të jetë një bombë me sahat.

Deputetja e PD, Grida Duma

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin