Të enjten e 12 prillit 2012, Filip Slavkovski, Aleksandar Naqevski, Cvetanço Acevski dhe Kire Triçkovski nga Radishani, të moshës rreth 20 vjeç, si dhe Borçe Stevkovski nga Cresheva rreth 45 vjeç, u gjetën të vrarë me armë zjarri pranë liqenit të Hekuranës në Shkup. Trupat e tyre u gjetën vonë natën, ndërsa lajmi për vrasjen e tyre jehoi të nesërmen më 13 prill, ditën e premte, gjë që shkaktoi revoltë dhe tension të madh në Shkup dhe Maqedoni.
"Edhe në këtë rast pati debate, si një rast i shkaktuar nga pala tjetër etnike, në këtë rast ajo shqiptare. Prej 12 prillit e deri më 1 maj të vitit 2012, Shkupi jetoi në ankth të shpërthimit të një konflikti të rëndë mes maqedonasve dhe shqiptarëve. I tërë qyteti i ngjante një shtetrrethimi të plotë policor, për shkak të tensionit të krijuar dhe emocioneve të larta që përjetonin njerëzit për këto vrasje", shkruan Bekim Hajdini lidhur me këtë ngjarje.
Të vendosur nën një presion të paparë, më 1 maj, 2012, policia ndërmori aksion të gjerë në Shkup duke arrestuar dhjetëra shqiptarë anembanë kryeqytetit. Në mbrëmje, Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankollovska deklaroi në media se vrasësit ishin kapur dhe që ata ishin të lidhur me ideologjinë fundamentaliste islame, ndërkohë që pranë saj qëndronte tërë kreu i policisë, shërbimet intelegjente dhe Zv. Ministri i Punëve të Brendshme me etni shqiptare Xhelal Bajrami. Kjo si shenjë e unitetit dhe aprovimit të kësaj të arriture të madhe të koalicionit të atëhershëm qeveritar i përbëre nga partia djathtiste maqedonase VMRO-DMPNE dhe partia shqiptare BDI.
Në ditët në vijim autoritetet mundoheshin t’i bindnin shqiptarët dhe maqedonasit, se janë gjetur qime të flokëve të të arrestuarve në vendin e ngjarjes. Por, në mënyrë që të besohej motivi duhej të ishte i mveshur me elemente ideologjike. Pasuan ditë të rënda, kishte protesta dhe një demonstratë e madhe në Shkup me mbi 20.000 shqiptarë.
Në ndërkohë, nisi procesi gjyqësor i cilësuar si rast kundër terroristëve islamik. Aktakuza e ngritur prej pesë faqeve ngarkoi për vepër terrorizmi dhe vrasje Alil Demirin, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Rami Sejdini si dhe Haki Azirin për ndihmën e dhënë gjatë kryerjes së aktit të vrasjeve. Dy të akuzuarit Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq në kohën e ngritjes së aktakuzës ishin në arrati e që së fundi u arrestuan.
Gjatë procesit, u pohua e më pas u përgënjeshtrua, se të akuzuarit kishin qëndruar në Afganistan, gjithnjë duke u tentuar të bëhej lidhja mes tyre dhe islamit radikal. Prova më e fortë e prokurorisë ishte dëshmitari i mbrojtur, mirëpo asnjë element i dëshmisë nuk ishte publikuar, por ishte komentuar nga mbrojtja si dëshmi kontradiktore dhe e kontestueshme.
Megjithatë, në fund të procesit, prokurorja Gordana Geshkovska kërkoi dënim maksimal sepse sipas saj të akuzuarit kishin motive të xhihadit islamik. Dhe nëse kjo ishte prova më e fortë e prokurorisë, atëherë qartazi rasti «Monstra» do të njihet si rasti gjyqësor në të cilin prokuroria ka dështuar t’i sheh provat para vetës pasi që me ngulm ka insistuar në një motiv, i cili përveç që u paska shërbyer të akuzuarve si shtytje për vrasjet makabre, ai motivon edhe konflikte ndërfetare në vend.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com