Rasti Limaj, hidhen poshtë Deklaratat e X-it

Rasti Limaj, hidhen poshtë Deklaratat e X-it
Janë hedhur poshtë nga paneli i gjyqtarëve dëshmitë e Agim Zogajt, të vetëvrarë muaj më parë në Gjermani, i njohur në media si dëshmitari X, në rastin Kleçka kundër 9 ish luftëtarëve dhe deputetit Fatmir Limaj. Të gjitha deklaratat, ekzaminimet dhe ditarët e X-it janë konsideruar si të papranueshme dhe janë veçuar nga shkresat e lëndës.
Me vendim të trupit Gjykues, prokurori do të paraqesë deri këtë të premte fjalën përfundimtare dhe po ashtu pas kësaj do të paraqesin fjalën përfundimtare edhe avokatët mbrojtës të të akuzuarve.
Me dakordim të palëve në proces është vendosur që provat përcjellëse të lëndës me përjashtim të ditarëve dhe deklaratave të dëshmitarit X të merren si të lexueshme ndërsa më pas trupi gjykues do të shpallë aktvendimin.
Gjykatësi kryesues në rastin `Kleçka` ka urdhëruar lirimin e të pandehurve nga paraburgimi. 
Vendimin e gjykatës mbrojtja e ka konsideruar si vendim të rëndësishëm për drejtësinë. 
Edhe Qeveria e Kosovës ka mirëpritur vendimin e Trupit Gjykues për shpalljen e pavlefshme të dëshmive kryesore në rastin Limaj dhe të tjerët. Zëvëndëskryeministri, Hajredin Kuçi, pas mbledhjes së Qeverisë, tha se lufta e Ushtrisë Çlirimtare ka qenë në përputhje me normat ndërkombëtare duke shprehur bindjen për pafajësinë e deputetit, Fatmir Limaj. Ai tha se Limaj ka mbështetjen e plotë për t’iu kthyer jetës politike në vend.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate