Rasti Lleshi/ Si precedenti Demiraj rrëzon pretendimet e Presidentit Meta

Rasti Lleshi/ Si precedenti Demiraj rrëzon pretendimet e Presidentit Meta

Dritan Demiraj, ish-ministër i Brendshëm

TIRANË – Justifikimi i Presidencës, se dekretimi i Lleshit si Ministër i Brendshëm bëhet i pamundur nga statusi i tij i ushtarakut, rrëzohet nga një precedent i vendosur në vitin 2017 në një rast identik.

Bëhet fjalë për ish-Ministrin e Brendshëm, Dritan Demiraj, i cili ndodhej në të njëjtën situatë juridike si zoti Lleshi, në momentin e emërimit ministër pas marrëveshjes Rama-Basha të majit të vitit të shkuar.

Në atë moment, edhe koloneli Demiraj ishte një ushtarak aktiv, ndonëse jo në shërbim pas shkarkimit nga zonja Kodheli, të njëjtin status që gëzon edhe Lleshi që është shkarkuar nga Presidenti Nishani dhe pasi ka fituar një gjyq për rikthimin e tij në detyrë, mbetej në pritje me status aktiv.

I propozuar si Ministër, në rastin Demiraj, institucioni i Presidencës nuk solli asnjë objeksion dhe nuk kërkoi asnjë verifikim shtesë.

Në këtë formë, ish-Presidenti Nishani vendosi standartin e lejimit të dekretimit ministër edhe të ushtarakut aktiv.

Pas përfundimit të detyrës së tij si Ministër, zoti Demiraj u rikthye në detyrë si kolonel aktiv në Forcat e Armatosura, me urdhër të Ministres Xhaçka.

Ai nuk dha asnjëherë dorëheqje nga karriera ushtarake as para dhe as gjatë ushtrimit të mandatit si Ministër i Brendshëm.

Pavarësisht këtij precedenti, zoti Lleshi iu drejtua ditën e djeshme me një shkresë zyrtare Presidentit, në të cilën ai shprehte gatishmërinë e tij për të dorëzuar statusin e ushtarakut aktiv, nëse kreu i shtetit do ta shihte këtë si të detyrueshëm.

Megjithatë, Ilir Meta nuk e ka vendosur një standart të tillë në dekretimet e mëparshme.

Vetë presidenti dekretoi kandidaturën e Vitore Tushës për KLSH, ndonëse kjo e fundit është ende pjesë e Gjykatës Kushtetuese. Praktika e vendosur në Shqipëri për emërimin në detyra të larta që kërkojnë dekretimin presidencial është që dorëheqja jepet nga posti i mëparshëm, vetëm pas miratimit të funksionit të ri në Parlament.

Kjo edhe për të shmangur një situatë të mundshme që kandidati të humbasë vendin e mëparshëm, nëse nuk vjen miratimi në Kuvend.

Për këtë arsye, dy standartet e vendosura nga Presidenti tregojnë qartë për një tendencë të qartë politike, në interpretimin e rastit Lleshi.

Me këtë standart të ri të aplikuar nga Presidenca, vetë Presidenti Meta, i cili justifikon mosdekretimin me statusin aktiv të ushtarakut, në momentin kur u zgjodh President ishte vetë në shkelje, duke qenë ende kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ai dha dorëheqjen nga ky post pas zgjedhjes President, pak kohë përpara se të niste zyrtarisht detyrën e tij të re. / Marrë nga Lexo.al

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ilo: 13/11/2018 14:20

    po DEmiri ishte per 2 apo max 3 muaj dhe nuk e propozoi me urgjence Rama

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja