Rasti perfekt për t'u larguar nga përditshmëria, njihuni me restorantin më të madh nënujor në botë (FOTO)

Rasti perfekt për t'u larguar nga përditshmëria, njihuni me restorantin më të madh nënujor në botë (FOTO)

Foto nga restoranti nënujor

Nëse doni të provoni një eksperiencë ndryshe, mund të vizitoni restorantin e parë nënujor në Europë.

I ndërtuar në Norvegji me një kapacitet total për 100 të ftuar, është resatoranti më i madh në të gjithë botën.

Përveç se funksionimit normal, ai funksionin edhe si një qendër kërkimore për jetën detare.

Emri i restorantit është  'Under' që norvegjisht do të thotë edhe 'poshtë' dhe 'çudi'.

Është 111 metra e gjatë dhe gjysmë e futur në ujë,  me një vrazhdësi guaske prej betoni mirëpret  gunga dhe leshterikë për të banuar aty.

Muret e trasha të betonit lejojnë që ajo t'i rezistojë presionit dhe tronditjes nga kushtet e detit dhe dritarja masive panoramike e restorantit ofron një pamje nga deti, pasi ndryshon gjatë gjithë stinëve dhe kushteve të ndryshme të motit.

"Under është një përparim natyror i eksperimentimit tonë me kufijtë. Një pikë referimi e re për Norvegjinë Jugore, ajo ofron kombinime të papritura të sfidave që përcaktojnë vendndodhjen fizike të një personi në mjedisin e tij", u shpreh themeluesi dhe arkitekti Snøhetta, Kjetil Trædal Thorsen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?