Incidenti ende i pazbardhur plotësisht që ndodhi në stadiumin e Kavajës është një tjetër dëshmi se në cfarë krize totale është përfshirë futbolli shqiptar. Një krizë e shumëanshme që nis nga trukimi i ndeshjeve, dhuna masive në stadiume, korrupsioni ulëritës i Federatës dhe njëanshmeria e policisë së shtetit.
Federata e futbollit ngjason gjithnjë e më shumë me Fermën e Kafshëve të Oruellit, ku thuhej se të gjithe kafshët ishin të barabartë para ligjit, por derrat ishin më të barabartë. Rasti i fundit në Kavajë e dëshmoi dhe njëherë këtë parim oruellian. Pa dyshim që Elvis Roshi ka gabuar rëndë nëse ka goditur trajnerin e Tiranës, i cili provokoi tifozerinë kavajase.
Gaboi rëndë jo vetëm sepse cënoi imazhin e një qytetari të pareë, por dhe sepse ra ne grackë. Ra ne grackën e atyre që nuk mund të toleronin humbjen elektorale në Kavajë. Dhe kështu ndodhi. Forca të shumta speciale shkuan nga Tirana për të arrestuar me ngut kryebashkiakun e Kavajës. Nëse shikon blogjet e mediave të bie ne sy një pyetje që e bëjnë të gjithë.
Perse nuk ka vepruar në të njëjtën mënyrë policia dhe kur ushtrues të dhunës në stadiume kanë qenë shumë zyrtarë të lartë të PD-së? Më emblematiku i tyre është pa dyshim Dasho Sula, deputeti i Peqinit, i cili skandalin më të fundit e pati në dhomat e zhveshjes, ku kërcënoi arbitrat duke qëlluar me pistoletë. Por të nesërmen policia konkludoi se deputeti Dasho Sula kishte në brez një pistoletë lodër. Sigurisht, Sulës nuk i hyri asnjë gjemb në këmbë. E pra ky ishte rasti kur derrat janë më të barabarte para ligjit.
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com