TIRANE- Një nënë 33-vjeçare ka kallëzuar për dhunë në familje në prokurorinë e Tiranës djalin minoren dhe burrin e saj. M. Th, akuzon burrin e saj P. Th dhe djalin e mitur P, se në mënyrë të përsëritur kanë ushtruar dhunë fizike, dhe se në disa raste e nuk e kanë lejuar të hyjë në shtëpi. Lidhur me këtë çështje prokuroria e Tiranës pak muaj më parë kishte vedosur pushimin e hetimve, por gjykata e kryeqytetit me një vendim të dytë ka vendusur të kthejë dosjen për hetim, në ngarkim të baba e bir, duke u akuzuar si keqtrajtues së 33-vjeçares. Sipas vendimit të gjykatës gjatë hetimit të kësaj dosje, prokuroria ka lënë pa marrë në pyetje disa prej dëshmitarëve kryesore, që kanë qënë të pranishëm në momentet kur është dhunuar 33-vjeçaria.

Djali mbron babain
Gjatë marjes në pyetje, djali minoren ka marrë në mbrojtje babain e tij,duke marrë të gjithë përgjegjësinë vetë, ku ka pohuar në prokurori se ai ishte personi i vetëm që kishte qëlluar me sende të forta nënën e tij. P. Th. ka deklaruar se nuk është e vërtetë që babai i tij P. Th të ketë goditur nënën e tij, por ka qënë ai që e ka goditur pas situatës së krijuar në familje për shkak të shkuarjes në banesë të nënës së tij, për marrjen e disa sendeve personale.

Përdorimi i minorenit
Sipas gjykatës në në lidhje me këtë moment duhet të sqarohet se edhe në kallëzimin e bërë nga M.Th. është shpejguar qartë që gjatë kohës që P. Th po konfliktohej dhe godiste M.Th. në trup ka qënë P. Th që i ka kërkuar djalit të marrë një send të fortë dhe të godasë nënën në mënyrë që ta nxjerrin atë së bashku me motrën jashtë banese. Edhe në episode të tjera të dhunës në familje P. Th e ka përdorur djalin kundër nënës së tij, si dhe të dëshmojë në favor të tij, por nëpërmjet raporteve dhe mendimeve të pisikologëve të kërkuar nga ana e prokurorëve të çështjeve ka rezultuar se P. TH ka manipuluar djalin kundër nënës në mënyrë që të jetë i mbrojtur në raste kur konsumon veprën penale. Pavarësisht kësaj, prokuroria ka vendosur të pushojë hetimet për bashkëshortin, ndërkohë që gjykata ka rikthyer sërisht dosjen për rihetim.


 Shkrimi u publikua sot (09.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)