1.5 milion euro korrupsion/ Kuvendi i Maqedonisë shkarkon Kryeprokuroren Speciale, Katica Janeva

1.5 milion euro korrupsion/ Kuvendi i Maqedonisë shkarkon Kryeprokuroren Speciale, Katica Janeva

MAQEDONI- Kryeprokurorja Speciale e Katica Janeva është shkarkuar nga detyra ditën e sotme nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.  Për shkarkimin e Janevës kanë votuar të gjithë 102 deputetët që morën pjesë në votim, si të partive në pushtet ashtu edhe në opozitë.

Janeva ndodhet në paraburgim si e dyshuar për rastin 'Reketi'.  Ndërkohë Këshilli i Prokurorëve në Kuvend kishte dorëzuar më parë edhe dokumente voluminoze mbi hetimet për rastin në fjalë dhe për Janeves. Këto përgjime janë bërë nga Prokuroria Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Pas rishikimit të propozimit të Kuvendit, Këshilli i Prokurorëve njëzëri ka vendosur që Katica Janeva të shkarkohet nga funksioni i prokurores speciale publike për shkak të sjelljes joprofesionale dhe të pandërgjegjshme. Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Aco Kolevski tha se vendimi hyn në fuqi nga dita e sotme.

Në bazë të hetimeve të bërë ndaj kryeprokurores Speciale, Katica Janeva për rastin 'Zhvatja' të 1.5 milion euro nga dy të arrestuarit e tjerë në këtë rast, Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski.

Po ashtu këta dy persona sipas mediave në Maqedoninë e Veriut duke shfrytëzuar afërsinë me Katica Janeva si dhe pozicionin e saj si drejtuese e Prokurorisë Speciale, i ka premtuar një prej sipërmarrësve më të njohur maqedonas, Kamcev masa lehtësuese në një proces tjetër gjyqësor që po zhvillohej ndaj tij.

Në një video-incizim të publikuar në media, vërehet se si Bojan Jovanovski merrte paratë nga Kamcev, kurse në një moment në bisedë dëgjohet edhe zëri i Janevës e cila i premton Kamcevit se gjithçka do të jetë në rregull me gjykimin e tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja