Ratifikohet marrëveshja me BE-në
për modernizim e sistemit dogano

Ratifikohet marrëveshja me BE-në<br />për modernizim e sistemit dogano
Komisioni për Integrimin Europian ratifikoi të mërkurën marrëveshjen ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Bashkimit Europian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Unionit “Doganat 2020”.

Nëndrejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Blerta Kraja, u shpreh se marrëveshja parashikon një detyrim financiar periodik, me progresivitet rritës, nga 45 mijë euro për 2014 deri në 75 mijë euro për 2020.

“Ne marrim pjesë në të gjitha aktivitetet që organizon Bashkimi Europian në fushën e doganave. Në shumë prej tyre kemi rolin vëshgues, në të tjera kemi rol më aktiv, pra varet nga aktiviteti, i cili shtrihet në intensifikimin e një tregu të përbashkët, në sisteme IT të përbashkëta, duke na ndihmuar ne, në pjesëmarrjen e Konventës së Tranzitit.

Kjo e bënë administratën doganore që të jetë në të njëjtin nivel zhvillimi të burimeve njerëzore, të teknologjisë së informacionit, të njëjtë me administratat doganore të BE-së, në mënyrë që të lehtësojmë tregtinë e ligjshme dhe të mos bëhemi pengesë për tregtinë ndërkombëtare”, tha Kraja. Ky program, i mbështetur edhe financiarisht, synon që të realizojë objektivat specifike të tij në mbështetje të autoriteteve doganore për mbrojtjen e interesave financiare dhe ekonomike të bashkimit doganor dhe shteteve pjesëmarrëse, përfshi luftën ndaj mashtrimeve dhe mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, rritjen e sigurisë, mbrojtjen e qytetarëve dhe mjedisit, përmirësimin e kapaciteteve administrative të autoriteteve doganore, si dhe forcimin e konkurrencës së bizneseve evropiane.

Marrëveshja Ndërkombëtare midis Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian për pjesëmarrjen në programin “Doganat 2020” u nënshkrua në korrik të këtij viti

Marrë nga//ATSH

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Orges Shehi kërkon që Partizani mos e ndalë ritmin nga mungesat: Kundër Kukësit na duhet mentalitet kampioni

Orges Shehi kërkon që Partizani mos e ndalë ritmin nga mungesat: Kundër Kukësit na duhet mentalitet kampioni