Trupi i kriminelit të luftës Ratko Mlladiç  mbërriti këtë të enjte në Beograd me avion nga Haga. Arkivoli ishte mbuluar me flamujt e Serbisë dhe Republikës Srpska dhe u nxor nga avioni nga gjashtë pjesëtarë të ushtrisë serbe me uniformë. Më pas u transportua me eskortë drejt Akademisë Ushtarako-Mjekësore, VMA, ku do t’i kryhet autopsia me kërkesë të familjes. 

avion sa telom Ratka Mladića sleteo u Srbiju

Nga Haga e shoqëruan djali i tij Darko, mbesa Anastasija dhe ministri serb i Drejtësisë, Nenad Vujiç.

Image

avion sa telom Ratka Mladića sleteo u Srbiju

Transportimi i trupit u shoqërua edhe me homazhe përgjatë itinerarit. Pamjet tregojnë grupe qytetarësh të mbledhur në mbikalime dhe buzë rrugës, me pankarta dhe flamuj, ndërsa kortezhi kalonte drejt VMA-së.

Telo Ratka Mladića stiglo na VMA; Sledi obdukcija FOTO/VIDEO

Para se të ndërronte jetë, Mlladiç kishte pësuar disa goditje në tru. Familja dhe avokatët e tij kishin kërkuar disa herë nga Mekanizmi Ndërkombëtar në Hagë që t'i lejohej trajtimi në Serbi, por kërkesat ishin refuzuar, ashtu si edhe ato të autoriteteve serbe. Homazhet zyrtare janë paralajmëruar për të shtunën, më 5 shtator, në orën 12:00, pikërisht në Shtëpinë e Ushtrisë në Beograd.

Të hënën, më 7 shtator, trupi do të ekspozohet në Kishën e Shën Lukës, në Vidikovac, nga ora 09:00 deri në 12:30, në mënyrë që qytetarët “t’i japin lamtumirën dhe t’i bëjnë nderime”. Shërbesa fetare do të nisë në orën 12:35 dhe më pas kortezhi do të drejtohet drejt varrezave të Topçiderit, ku Mlladiçi pritet të varroset pranë së bijës, Ana.