Tiranë - Ditën e hënë, më 29 shtator 2014, në orën 10:30, në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar, do të organizohet ceremonia e dhurimit të objekteve personale të kryediplomatit dhe personalitetit të shquar shqiptar, Rauf Fico, nga familjarët e tij, për Muzeun Historik Kombetar.
Mes objekteve që do t'i dhurohen Muzeut gjenden ditarët personalë të Rauf Ficos, që datojnë që nga viti 1912 deri në vitin 1944, disa dekorata që i janë akorduar këtij personaliteti për motive të ndryshmë nga shtete të ndryshme gjatë gjithë jetës së tij, gjithashtu gjenden edhe disa harta të vjetra dhe sende të tjera personale të tij.
MHK bën me dije se kjo ceremoni u zgjodh të mbahej më 29 shtator që është edhe Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore, për të rritur ndërgjegjësimin dhe treguar rendësinë e ruajtjes dhe përcjelljes së trashëgimisë tonë kulturore.
Rauf Fico
Rauf Fico ka lindur 13 mars të vitit 1881 në Gjirokastër.
Ai ka studiuar në Vjenë dhe më pas në Mekteb-i Mülkiye. Në vitin 1912 ai u bashkua me qeverinë e Vlorës si një këshilltar në Ministrinë e Brendshme.
Në 1916, gjatë administratës ushtarake austriake, ai shërbeu si zëvendës-prefekt i Tiranës.
Në këtë pozitë, ai bashkë-themeloi edhe Strehën Vorfnore, jetimoren e parë publike të qytetit, më 28 nëntor 1917, ditën e përvjetorit të pestë të Deklaratës shqiptare të pavarësisë.
Bashkëpunëtorët e tij që gjithashtu përbënin që përbënin bordin e jetimores ishin Zyber Hallulli, Mytesim Këlliçi, Luigj Shala dhe Xhelal Toptani.
Fico ishte një nga nismëtarët e Kongresit të Tiranës (19-20 dhjetor 1918) së bashku me Abdi Toptanin dhe Ismail Ndroqin, qe do t'i hapte edhe rrugën në Kongresin e Durrësit po atë muaj, vazhdimësisë së shtetit të sapokrijuar shqiptar pas Luftës së Parë Botërore dhe takimet përgatitore do të zhvilloheshin në zyrën e tij më 7 dhjetor 1918.
Ai u nda nga jeta në 23 janar të vitit 1944./ATSH/
/Shqiptarja.com