Ish-sulmuesi i Realit të Madridit, Raul Gonzales gjatë një interviste për mediat zbuloi një sekret shumë vjecar në lidhje me një ofertë që kishte marrë nga rivali historik, i merenguesve.

Legjenda e Realit deklaroi se gjatë kohës që ishte pjesë e 'Galaktikëve' e kishte kërkuar Barcelona.

"Unë në një kohë kurrë nuk e kam menduar largimin nga Real i Madridit. Me ardhjen e Mourinhos e kuptova se duhet të mendoj këtë gjë.

Ai ishte shumë miqësor me mua por nuk më garantoj asgjë në formacion. Në karrierë kam pasur shumë oferta. Më ka kërkuar Juventusi, por unë nuk doja të shkoja në Torino.

Kam pasur ofertë edhe nga Barcelona, gjë të cilën se kam thënë asnjëherë.

E refuzova sepse Madridi është qyteti im dhe i familjes time" përfundoi Raul.


d.b/shqiptarja.com