Skuadra nga Katari, Al Sadd, ka konfirmuar transferimin e ikonës së Real Madridit, Raul Gonzalez. Sulmuesi 34-vjeçar ka firmosur me skuadrën nga Katari për të luajtur në dy stinorët e ardhshëm, ka njoftuar Al Sadd në faqen e saj zyrtare.

Raul te Al Sadd transferohet nga skuadra gjermane Schalke. Raul më herët kishte lajmëruar largimin nga Schalke, ndërsa kishte thënë se do të transferohet në ndonjë ligë më pak konkurrente. "Ylli spanjoll Raul Gonzalez ka lidhur kontratë me klubin për edicionin 2012/13", shkruan në faqen e Al Saddit.

Raul më 19 prill në konferencë për media kishte paralajmëruar largimin nga Schalke, së cilës skuadër i ishte bashkuar nga Real Madridi në vitin 2010. Ai kishte insistuar se dëshiron të kalojë më tepër kohë me familjen e tij. Sulmuesi iberik do të aktivizohet në vendin ku pas 10 vjetësh, do të organizohet botërori i futbollit.(rb/shqiptarja.com)