Ende pa nisur regjistrimi në Universitete, janë me qindra kuota të lira, për shkak se një kandidat ka fituar disa degë njëherësh. Vetëm në Fakultetin Ekonomik sot janë 350 kuota të lira. Për këto arsyje Ministria e Arsimit u bën apel maturantëve që të jenë të kujdesshëm me aplikimin në raundin e dytë, pasi shancet për të fituar janë të mëdha, si për ata që nuk kanë fituar asnjë degë, qoftë për studentët që presin të fitojnë një degë më të mirë. Me përfundimin e regjistrimeve në raundin e parë, në datën 15 shtator nis aplikimi me raundin e dytë. Por cilat janë hapat që duhet të ndjekin kandidatët?
Raundi i dytë
Nga data 15-20 shtator do të bëhet aplikimi onlinë me raundin e dytë. Pas kësaj date, IAL - të mund të shkarkojnë nga portal U – Albania, për çdo program studimi të ofruar nga ana e tyre: listën e aplikantëve që kanë përzgjedhur këto programe studimi; notat e të gjithë viteve të shkollës së mesme; rezultatet e provimeve të maturës shtetërore; mesataren e të gjitha viteve të shkollës së mesme; mesataren e provimeve të maturës shtetërore; mesataren e përgjithshme të llogaritur sipas VKM nr. 216, datë 20. 04. 2018; indekset e profileve të shkollave të mesme.
25 shtator-26 shtator
Brenda kësaj date, IAL – të afishojnë listat e fituesve, i ngarkojnë elektronikisht në portalin U – Albania dhe i përcjellin një kopje QSHA. Aplikantët kanë të drejtën e ankimimit vetëm në këtë datë. IAL duhet të shprehen me vendim brenda 24 orësh dhe brenda datës 28 Shtator duhet të dërgojnë listën e vendimeve mbi ankimimet. Aplikanti ka të drejtë të çregjistrohet nqs është regjistruar diku tjetër dhe të regjistrohet aty ku është shpallur fitues pas ankimimit vetëm në datën 7 Tetor.
27-shtator-22 tetor
Fituesit mund të regjistrohen gjatë kësaj periudhe të ndarë në 5 faza 48 – orëshe, me dokumentacion pranë sekretarive mësimore, në orarin 08:00 – 16:30. Nëse aplikanti nuk regjistrohet Brenda fazës 48 – orëshe, ai e humbet këtë të drejtë përveç IAL – ve që kanë më pak kandidatë se kuota dhe atyre që nuk aplikojnë kritere shtesë përveç mesatares. Tek këto IAL e drejta e regjistrimit ruhet gjatë gjithë kësaj periudhe. Pas çdo faze zbret vija e kuqe. Për programet që ska më aplikantë në pritje, rikthehen në garë fituesit e renditur më lart, nqs nuk janë regjistruar ende në programe të tjera. E drejta e çregjistrimit, Brenda ditës. Datë 9 Tetor i përcillet QSHA dhe RASH nga IAL, lista e kandidatëve të çregjistruar në format elektronik dhe hard copy. 22 tetor: Brenda kësaj date, IAL – të i përcjellin QSHA dhe RASH, kopjen elektronike dhe në hard copy të regjistrimeve përfundimtare të raundit të dytë dhe kuotat e paplotësuara.
Raundi i tretë
9 – 13 Tetor: IAL-të vijojnë me procedurat e regjistrimit të kandidatëve nëpërmjet portalit U-Albania, në programet e studimit në të cilat kanë aplikuar në raundin e dytë. Të drejtën e regjistrimit e kanë kandidatët që nuk rezultojnë të regjistruar në një program tjetër studimi. IAL-të gjatë regjistrimeve respektojnë renditjen e kandidatëve deri në plotësimin e kuotave. Procedurat për regjistrimin e kandidatëve përcaktohen nga njësitë kryesore të IAL-ve. Në rast se përfundon e gjithë lista e kandidatëve që kanë aplikuar në raundin e dytë dhe mbeten kuota të paplotësuara në programet përkatëse të studimit, njësitë bazë në institucionet e arsimit të lartë, përzgjedhin kandidatët fitues sipas kërkesave të depozituara nga kandidatët që nuk rezultojnë të regjistruar në një program tjetër studimi, pavarësisht përzgjedhjeve në raundin e parë apo të dytë.
15 – 18 Tetor: Kandidatët përzgjidhen dhe rankohen nga njësitë bazë dhe miratohen nga drejtuesi i njësisë kryesore.
19 – 20: Tetor Kryhet regjistrimi i kandidatëve fitues, sipas përcaktimeve të mësipërme.
29 Tetor: Brenda kësaj date, IAL – të i përcjellin QSHA dhe RASH, kopjen elektronike dhe në hard copy të regjistrimeve përfundimtare të raundit të tretë.
30 Nëntor: IAL dërgojnë listat e plota në QSHA për matrikullim.
31 Dhjetor: QSHA dërgon në IAL listat e plota me numrat përkatës të matrikullimit.
Regjistrimi në raundin e parë
Në datat 30 gusht deri në 12 shtator 2018, të gjithë aplikantët të cilët janë shpallur fitues në Raundin e parë mund të kryejnë procesin e regjistrimit me dokumentacionin në sekretaritë mësimore të IAL-ve në programet e studimit ku dëshirojnë të vazhdojnë studimet, nga ora 8:00 deri në orën 16:30. Periudha 30 gusht deri në 12 shtator 2018 është e ndarë në 7 faza 48 orëshe. Kur aplikanti shpallet fitues, ai duhet të regjistrohet brenda 48 orëve nga momenti kur është shpallur fitues. Nëse nuk regjistrohet brenda ketij afati, ai e humbet të drejtën e regjistrimit në atë fazë. Këto faza zhvillohen deri në plotësimin e kuotave në datën 12 shtator 2018. Nëse ngelen kuota bosh, për to do të konkurohet në fazat në vijim pas raundit të parë. Për ndjekjen e procedurave të 7 fazave 48 orëshe, do të publikohen udhëzime në faqet e Ministrisë së Arsimit dhe U-Albania. Aplikantët fitues duhet të regjistrohen vetëm në një program studimi përvec nxënësve dhe studentëve të shkëqlyer.
Dokumentet
Për regjistrim (mund ti dorëzoni personalisht ose nëpermjet një përfaqësuesi të autorizuar me prokurë nga ana juaj) duhet ky dokumentacion:
– dokument identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti). Në dosje mbahet vetëm fotokopja.
– fotokopja e noterizuar e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave.
– deklaratën të cilen e gjeni në udhezimin e plotë, duhet ta printoni dhe plotësoni te sekretaritë e degës së studimit ku do të regjistroheni.
Pas deklaratës së shkruar bëhet regjistrimi menjëherë në portalin U-Albania dhe firmoset nga sekretarja dhe aplikanti në dy fotokopje formulari i printuar nga sistemi, një prej të cilave i jepet aplikantit. Nesë nuk regjistroheni brenda afateve humbisni të drejtën e aplikimit në raundin e parë dhe keni të drejtë të aplikoni në raundin e dytë.